Kryefaqa / Lajme / Rama zihet keq me Eni Vasilin

Rama zihet keq me Eni Vasilin

Kryeministri Edi Rama është përplasur me Eni Vasili, pasi moderatorja e quajti atë “arrogant” për shkak të ndërhyrjeve të shpeshta në bisedë duke i kërkuar asaj “të rrijë urtë”.

Rama i ka thënë moderatores Eni Vasili të “mos i tregojë si të sillet”, madje i ka shtuar se nëse e bën edhe një herë një gjë të tillë, nuk do të marrë më pjesë në emisioni e saj.

Debati eskaloi si më poshtë:

Edi Rama: Eni, Eni, Eni, rri urtë

Eni Vasili: Mos u bëni arrogant zoti kryeministër

Edi Rama: Nuk e di a e ke ndjekur emisionin tënd po i jam përgjigjur pyetjes në pjesën e parë

Eni Vasili: A mund ta sqaroni edhe njëherë?

Edi Rama: Nëse ju më tregoni mua edhe një herë tjetër se si duhet të sillem unë nuk do të marr më pjesë në emisionin tuaj

Eni Vasili: Zoti kryeministër jeni i lirë…

Edi Rama: Të mos merremi më me këtë, mbaje mend atë që të thashë

Eni Vasili: Je i lirë

Edi Rama: Zgjidhe vetë, nuk më ke më më emisionin tënd

Eni Vasili: Kaluam nga fyerjet në kërcënime

Edi Rama: Nuk mund t’i tregosh kryeministrin si do të sillet

Eni Vasili: Zoti kryeministër më fyet për të disatën herë

Rreth korcajone.al

Shiko gjithashtu

Aktori i njohur vetëizolohet në Pogradec

Humoristi i njohur durrsak Muharrem Hoxha është vetëizoluar në Pogradec, për shkak të koronavisurit i …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *