Kryefaqa / Lajme / Katër të rinj humbën mbrëmjen e sotme, pamjet nga aksidenti i rëndë në Fushë Krujë

Katër të rinj humbën mbrëmjen e sotme, pamjet nga aksidenti i rëndë në Fushë Krujë

Një aksident i rëndë në Fushë Krujë u ka marrë jetën 4 personave. Bëhet me dije se aksidenti ka ndodhur tek kryqëzimi i Borizanës. Një automjet “Audi” ku po udhëtonin 4 persona, është përplasur me një kamion, duke e goditur nga pas.

3 prej personave kanë humbur jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa pasagjeri tjetër ndodhej në gjendje të rëndë dhe ka humbur jetën rrugës kur po transportohej për në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, por dyshohet se shpejtësia ka sjellë humbjen e kontrollit. Aksidenti ka ndodhur në një orar ku nuk lejohet qarkullimi i automjeteve në Shqipëri, veç atyre që marrin një leje të posaçme nga policia.

Viktimat janë nga fshati Larushk. Nga të dhënat e para mësohet se ata po ktheheshin nga veriu për në Tiranë, ndërsa si pasojë e shpejtësisë së lartë me të cilën po lëviznin, ‘Audi’ goditi një kamion me targa të Kosovës nga pas.

 

Rreth korcajone.al

Shiko gjithashtu

Aktori i njohur vetëizolohet në Pogradec

Humoristi i njohur durrsak Muharrem Hoxha është vetëizoluar në Pogradec, për shkak të koronavisurit i …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *