Kryefaqa / Korca Turistike / Kuzhina Korcare / Si të gatuani në shtëpi ballokumet për Ditën e Verës

Si të gatuani në shtëpi ballokumet për Ditën e Verës

Duke qenë se kjo ditë vere nuk do të festohet si vitet e tjera për shkak të koronavirusit, ne ju sugjerojmë që ta gatuani në shtëpitë tuaja ballokumen, në mënyrë që të shmangni edhe blerjet jashtë shtëpisë.

Ballakume është ëmbëlsirë tipike e Elbasanit që bëhet për Ditën e Verës.

Kjo lloj ëmbëlsire bëhet me pak përbërës, me bazë miellin e misrit. Ka një formulë të veçantë gatimi që njihet vetëm nga elbasanllinjtë vendas. Ballakume Elbasani gatuhet në një enë të madhe bakri, rrihet fort me dorë me një lugë druri dhe piqet në furrë druri.

Receta origjinale përmban edhe përdorimin e ujit të finjës ( në ujë të pastër hidhet hi zjarri, lihet disa minuta në qetësi e më pas e kullojmë). Por në pamundësi të hirit mund të shtojmë pak qumësht.

Sot, në vija të përgjithshme ballakumja përgatitet në mënyrën që vijon. Kjo është receta që ne përdordim për të përgatitur Ballakume Elbasani.

Përbërësit:

1 kg miell misri

500 gr gjalpë

8 kokrra vezë

1 kg sheqer

Në një enë të madhe hedhim sheqerin, nëse është e mundur të përdoret sheqer i imët (por jo sheqer pluhur). Mund të përdorim një enë qelqi ose siç e thamë më sipër ideale është enë prej  bakri e pa kallajisur. Në enë më pas hedhim dhe gjalpin e shkrirë por jo shumë të nxehtë.

Të dy përbërësit i rrahim fort derisa të na krijohet një shkumë. Procesi rrahjes mund të zgjasë rreth gjysmë ore. Sheqeri së bashku me gjalpin duhet të fijezohet. Nëse e prekim me dy gishta, duhet të hapet fije. Më pas shtojmë vezët një e nga një, duke vazhduar ti rrahim.

Kur të hedhim vezën tjetër duhet ta kemi trazuar derisa veza e mëparshme të jetë përzier komplet. Pra të kemi parasysh që çdo 3 minuta të hedhim një vezë duke mos e ndaluar rrahjen. Në hapin e fundit, me kujdes hedhim miellin e misrit. Miellin duhet ta hedhim edhe në këtë rast pjesë pjesë duke e trazuar vazhdimisht. E trazojmë mirë në mënyrë që të mos na krijohen kokrriza. Në qoë se përbërja është shumë e qullët mund ti shtojmë edhe pak më shumë miell

Masën e përgatitur e lemë të qetësohet për 20 minuta. Për ti pjekur ballakumet Elbasanit, në një tavë mund të vendosim letër kuzhine ose ta lyejmë me pak gjalpë dhe spërkatim me miell. Më pas me lugë druri hedhim në tavë brumin pa qënë nevoja ti japim forma. Ballakumet i pjekim në furrë 150°C përreth 40-45 minuta.

Ju bëftë mirë!

Rreth korcajone.al

Shiko gjithashtu

Petanik me Pulë – Nga Më Të Mirat e Traditës

Petaniku kërkon pak mund dhe durim në përgatitje, shumë pak përbërës por shija që të …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *