Kryefaqa / Korca Turistike / Kuzhina Korcare / Kungulleshka të Pjekura në Qumësht – Tradita e Veçantë Shqiptare

Kungulleshka të Pjekura në Qumësht – Tradita e Veçantë Shqiptare

Një gatim fantastik në shije dhe kombinim i përkryer i kungulleshkave dhe qumështit. Foto: Flickr

Përgatitja e qumështorit me kungulleshka është një traditë e veçantë, kryesisht e amvisave të Korçës.

Është një gatim fantastik në shije dhe kombinim i përkryer i kungulleshkave dhe qumështit.

Ky specialitet përgatitet në dy mënyra, të ëmbël dhe të kripur, e në të dyja rastet shija e tij është krejtësisht unike.

AgroWeb.org ju sjell më poshtë këtë recetë fantastike, e cila përgatitet krejt lehtë në shtëpi. Më do të gjeni recetën e kripur por nëse do të preferoni versionin e ëmbël, mjafton që të përdorni sheqerin në vend të kripës.

Përgatitja e Qumështorit me Kungulleshka

Përbërësit
2 peta byreku të përgatitura vet ose të gatshme

800 gr kunguj të njomë

2 lugë gjelle miell

2 lugë gjelle gjalpë të freskët

4 gota qumësht

3 kokrra vezë

Kripë

Dy feta buke të thekura të grira në rende

Përgatitja
Si fillim, AgroWeb.org ju sugjeron të pastroni kungujt dhe më pas t’i grini në një rende ose pritini në feta.

Nëse i grini kungujt atëherë kullojini nga lëngu dhe lërini mënjanë.

Në vijim, AgroWeb.org ju udhëzon që në një tigan të skuqni gjalpin me miellin derisa të jetë zverdhur.

Shtoni qumështin e kripën dhe përziejeni fort dhe shpejt me një lugë druri derisa masa të jetë e njëtrajtshme.

Vijoni ta përzieni dhe sapo masa e qumështit të trashet pak largojeni nga zjarri, shtoni vezët e rrahura dhe përziejeni masën derisa të bëhet homogjene.

Ndërkohë, në një tepsi shtroni dy petat duke i spërkatur me pak vaj ulliri ose pak gjalpë të freskët.

Më pas, shtroni në të gjithë sipërfaqen e petës bukën e thekur të grirë e më pas kungujt.

Spërkatini me pak kripë e pak vaj ulliri dhe mbulojeni të gjithë me masën e qumështit të përgatitur.

Sipër spërkateni me pak gjalpë dhe futeni të piqet në furrë të parangrohur në 200 gradë.

Vlerat e kungujve

Kungujt e njomë kanë pak kalori. Ato janë një zëvëndësues i mirë për ushqimet e pasura me kalori.

Për më tepër, kombinimi i fibrës dhe ujit (95%) që gjenden tek kungujt e njomë mbajnë nën kontroll oreksin tuaj, ju ndihmojnë të digjni kalori dhe ju japin shumë energji.

Për më tepër, kjo perime është e pasur me antioksidantë, vitaminë A dhe C.

Kungujt e njomë janë të pasur me fibër dhe rrjedhimisht ndihmojnë në uljen e kolesterolit.

Për më tepër, kungujt e njomë largojnë toksinat e tepërta nga organizmi./AgroWeb.org

Rreth korcajone.al

Shiko gjithashtu

Petanik me Pulë – Nga Më Të Mirat e Traditës

Petaniku kërkon pak mund dhe durim në përgatitje, shumë pak përbërës por shija që të …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *