Kryefaqa / Korcarët / Fermerët e Korçës po heqin dorë nga kultivimi i mollëveee: Po falimentojmë

Fermerët e Korçës po heqin dorë nga kultivimi i mollëveee: Po falimentojmë

Mungesa e tregut dhe çmimi i ulët po detyrojnë fermerët korçarë të heqin dorë nga kultivimi i mollëve, një prej kulturave disa vjeçare të qytetit. Fermerët ankohen se po shkojnë drejt falimentimit dhe se tonelata të tëra molle të kultivuara po mbetet stok duke u prishur. Nga fshati Zvezdë në Bashkinë e Maliqit, fermerët kërkojnë që shteti të luajë rolin e rregullatorit të tregut, pasi dëmi financiar është tepër i lartë dhe nuk mbulohet as kostoja e prodhimit të mollëve.

‘Prodhimi ka qenë shumë i mirë dhe i pastër, por tregu është shumë i dobët në karshi me mollët që ne kemi prodhuar. Tani molla merret këtu nga tregtarët me 15 lekë dhe në Tiranë molla shkon në 80 lekë si ka mundësi. Qumështi po vjen nga Serbia, molla po vjen nga Serbia. Unë kam 2200 kuti akoma në shtëpi të pa shitura. Unë kështu po rrezikohet t’i heq fare mollët për çfarë t’i mbaj po më kalben, shteti të jetë një rregullator i tregut’, tha një fermer.
Fermerët kërkojnë ndihmë nga shteti për krijimin e një tregu të sigurt ku të shesin prodhimet e tyre.

‘Me tregun e mollës jemi zero, saç kam shpenzuar për punimet e mollës ne nuk i shlyejmë dot as ato’, tha një fermer.

‘Unë kam shpenzuar 800 mijë lekë dhe me 20 lekë mollët unë kam marrë 600 mijë lekë, unë kam dalë minus me mollët. Duam ndihmë që t’i shesim ato që prodhojmë’, tha një fermer tjetër.

Qarku i Korçës, një ndër prodhuesit më të njohur në vend për kultivimin e varieteteve të ndryshme të mollës, prodhon çdo vit 80 deri 100 mijë ton mollë. Vitet e fundit prodhimi më i madh i tyre po përfundon në kanal. Kjo ka detyruar një pjesë të mirë të fermerëve të zëvendësojnë pemëtarinë e mollës me të tjera kultura.

/shqiptarja

Rreth albania news

Shiko gjithashtu

Ngricat kudo në rrugët e Korçës, 10 qytetarë përfundojnë në spital me fraktura

Prej katër ditësh banorët e lagjeve në Korçë po vuajnë për shkak të ngricave që …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *