Kryefaqa / Lajme / Rita e mbajti premtimin

Rita e mbajti premtimin

Rita Ora ishte një ndër personazhet e njohur të ekranit që vendosi të ndihmoj shqiptarët pas tërmetit.

Ajo vendosi të japë një kontribut, duke ndërtuar shtëpinë e një familje të prekur.

Rita zgjodhi familjen Sala duke ju ndërtuar një shtëpi nga e para dhe në kohë rekord shtëpia ka përfunduar.

Pa u bërë ende 2 muaj nga tragjedia, familja Sala tashmë ka një shtëpi të re.

Lajmin e ka bërë të ditur, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili ka shkuar t’u japë çelësin familjarëve.

“Premtim i dhënë, premtim i mbajtur!

Në shtëpinë e re të familjes Sala, e rindërtuar nga goca jonë @Rita Ora, e cila iu përgjigj menjëherë thirrjes tonë për të adoptuar një nga banesat e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Faleminderit nga zemra Rita”, shkruan Erion Veliaj

Rreth korcajone.al

Shiko gjithashtu

“Djali e kaloi i pari COVID-in, pastaj Ajola dhe unë”! Erion Veliaj tregon si e mori virusin

Erion Veliaj ka folur sot për eksperiencën e tij në përballimin me virusin COVID-19, një …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *