Kryefaqa / Kuriozitete / Në botë ka vetëm katër ngjyra pasaportash. E dini kuptimin e tyre?

Në botë ka vetëm katër ngjyra pasaportash. E dini kuptimin e tyre?

Në botë janë 196 shtete, me kultura të ndryshme dhe një larmishmëri veçantish. Pasaportat janë ato të cilat na ndajnë, jo vetëm si njerëz por edhe si shtete. Mirëpo, shpesh kemi parë që edhe pse jemi nga shtete të ndryshme, ngjyra e pasaportave ngjason. Kjo sepse në botë ekzistojnë vetëm katër ngjyra për pasaportat dhe çdo shtet ka arsyet e veta përse ka zgjedhur një nga këto ngjyra.

E kuqe

Kjo është ngjyra më e përhapur. Pasaportat me ngjyrë të kuqe, zgjidhen kryesisht nga shtete të cilat kanë pasur ose kanë sistem komunist. Qytetarët e Sllovenisë, Kinës, Serbisë, Rusisë, Letonisë, Rumanisë, Polonisë dhe Gjeorgjisë madje edhe Shqipërisë kanë pasaporta të kuqe. Shtete të Bashkimit Evropian, përveç Kroacisë, kanë pasaporta ngjyra e të cilave ka hije të kuqes. Shtetet të interesuara për tu bashkuar me BE, si Turqia, Maqedonia dhe Shqipëria, e kthyen në të kuqe ngjyrën e pasaportës së tyre para disa vitesh. Bolivia, Kolumbia, Ekuadori dhe Peru, kanë pasaporta me ngjyrë që i afrohet të kuqes.

Blu

Ngjyra blu në pasaportë simbolizon “botën e re”. 15 shtete Karaibe kanë pasaportë në ngjyrë blu. Gjithashtu edhe Brazil, Argjentina dhe Paraguai. Kurse, qytetarët e Venezuelës, kanë pasaportë ngjyrë të kuqe. Pasaportat e qytetarëve amerikanë u ndryshuan në blu, në vitin 1976.

E gjelbër

Pasaportë ngjyrë të gjelbër kanë kryesisht shtetet Myslimane. Si, Marok, Arabia Saudite dhe Pakistani. E gjelbra konsiderohet ngjyra e preferuar e Profetit Muhamed dhe simbolizon natyrën e jetën. Qytetarë të shumë vendeve të Afrikës Perëndimore, si Burkina Faso, Nigeria, Niger, Bregu i Fildishtë dhe Senegal, kanë gjithashtu dokument udhëtimi, i cili i afrohet ngjyrës së gjelbër. Në rastin e tyre, ngjyra është një indikacion se ata i përkasin ECOWAS (Komuniteti Ekonomik i Shteteve të Afrikës Perëndimore.)

E zezë

Pasaportat më të rralla janë ato në ngjyrë të zezë. Qytetarë të shumë shteteve afrikane si, Botswana, Zambia, Burundi, Gabon, Angola, Chad, Congo, Malawi etj., kanë pasaportë të zezë. Qytetarë të Zelandës së Re kanë gjithashtu pasaportë ngjyrë të zezë, sepse është ngjyra kombëtare e shtetit.

Source: Brightside

Rreth korcajone.al

Shiko gjithashtu

Sot, 100-vjetori i lindjes së aktorit të madh Sandër Prosi

Sot është 100- vjetori i lindjes së aktorit të madh Sandër Prosi, Artist i Popullit. …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *