Kryefaqa / Lajme / Mjegulla në Korçë, fluks pacientësh në urgjencë

Mjegulla në Korçë, fluks pacientësh në urgjencë

Mjegulla e këtyre ditëve ka shtuar rastet e pacientëve kronikë të cilët kanë vështirësi në frymëmarrje, ndërkohë që e rënduar paraqitet gjendja e personave që vuajnë nga azma. Mjeku alergolog Sokol Agolli tregon se çdo ditë ka pasur mbi 15 vizita, ndërkohë që edhe numri i të shtruarve në spitalin rajonal të Korçës është i lartë krahasuar me ditët pa mjegull:

Mjeku alergolog jep edhe disa këshilla për të sëmurët kronikë si dhe veçanërisht ata që vuajnë nga azma duke theksuar se është mirë që të evitojnë sa më shumë të jetë e mundur kontaktin me mjegullën, ndërkohë që kujdes duhet të kenë edhe të moshuarit dhe fëmijët:

Gjatë këtyre ditëve me mjegull fluksi i pacientëve ka qenë i shtuar si pranë spitalit rajonal të Korçës, ashtu edhe në poliklinikën e qytetit. Ndërkohë burime pranë spitalit rajonal të Korçës bëjnë të ditur se gjatë ditës së sotme janë regjistruar edhe tri raste të tjera me fraktura për shkak të pranisë së akullit në rrugë duke e cuar numrin total të këtyre rasteve në 23, çka nuk kishte ndodhur edhe gjatë ditëve me prani të lartë bore e ngricash gjatë viteve të kaluara.

Rreth korcajone.al

Shiko gjithashtu

29 vjeçari me koronavirus hidhet nga kati i tretë i spitalit Covid 2

Një ngjarje e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në spitalin Shefqet Ndroqi, ku një pacient …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *