Kryefaqa / Lajme / Burri me lot në sy tregon si e la gruaja dhe i mori vajzën

Burri me lot në sy tregon si e la gruaja dhe i mori vajzën

Shpëtim Çorollari ka bërë një rrëfim të pazakontë sot në emisionin “Me zemer te hapur”. Ai ka rrëfyer momentet më të vështira të jetës së tij. Raportet me bashkëshorten i kishte shumë të mira, deri para disa muajve kur ajo hoqi dorë nga cdo lloj përgjegjësie. Filluan debatet e konfliktet mes tyre, ajo nuk punonte më thotë Shpëtimi dhe qëndronte me orë të tëra në Facebook.

Ai i kërkonte llogari ndërsa ajo shkoi dhe e denoncoi në polici madje ka kërkuar edhe urdhër mbrojtje. Shpëtimi tregon se ajo e tradhëtonte derisa në datën 9 nëntor vendosi të largohej dhe mori me vete vetëm vajzën e vogël 4 vjecare dhe la pas djemte me te rritur.

Para se të largohej ka lënë një letër mbi tavolinë ku i shpjegonte arsyet pse po e linte dhe premtonte që do të kthehej e do të merrte edhe 2 djemtë. Shpëtimi thotë se e ka dashur shumë të shoqen, por ajo që e shqetëson më shumë janë fëmijët të cilët po e përjetojnë shumë keq largimin e saj.

“E kanë parë në taksi, në lagjen time, taksixhiu është gjetur kush është dhe ky që e ka marrë është gjetur, dhe ka kaluar doganën e Maqedonisë. Më pas në Kacanik të Kosovës. Si mund ta ketë kaluar me vajzën 4 vjeçe? Taksistin e njoh si emër, po se kam takuar se është nga Shkupi. Makina ka qenë e porositur, nga ky person që ajo bashkëjetonte. Më thanë që duhet të shkosh në Prishtinë e ne nuk jemi kopetente me e marr atje dhe ta sjellim këtu”.

Shpëtimi: Sot kërkoj vetëm vajzën.

Nëse zonja kja gabuar e kërkon të rikthehet ti e pranon?

Shpëtimi: Jo nuk e dua

Mendon se rrezikohet vajza?

Shpëtimi: Tepër e vërtetë është.

Rreth korcajone.al

Shiko gjithashtu

29 vjeçari me koronavirus hidhet nga kati i tretë i spitalit Covid 2

Një ngjarje e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në spitalin Shefqet Ndroqi, ku një pacient …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *