Kryefaqa / Lajme / Janë 12 pjesëtarë në familje dhe ka blerë makinë të madhe por…

Janë 12 pjesëtarë në familje dhe ka blerë makinë të madhe por…

Në emisionin “Stop” është drejtuar një qytetarë nga Paskuqani, Rigels Ymeri, i cili ka rrëfyer për gazetaren e emisionit “Stop” se janë 12 anëtarë në familje dhe para 3 muajsh ka marrë një makinë me 7 vende.

Por në një ditë të shtune, ai është ndaluar nga dy punonjës të policisë, të cilët pasi kanë parë se ka katër fëmijë në makinë, i kanë vendosur një gjobë prej 400 mijë lekë të vjetra dhe e kanë nxjerrë para komisionit, me argumentin se e përdor makinën për të transportuar fëmijë kopshti.

Rigelsi shprehet se në makinë ka pasur tre vajzat e motrës dhe djalin e tij, asnjëri prej tyre në moshë për kopsht.

Emisioni “Stop” është interesuar tek OASH Tiranë, por janë shprehur se nuk janë të autorizuar të japin shpjegime për median.

Sa për faktin që ka qenë ditë e shtunë kur është ndaluar, zyrtarët mendojnë se ka kopshte që rrinë hapur edhe në fundjavë.

Rigels Ymeri: Kam tre muaj që kam marrë makinën familjare, sepse jemi shumë persona në familje, 12 persona në një shtëpi. Është 7 vendëshe, me letra, me çdo gjë të paguara… Më merr burri i motrës në telefon, se çunin e kam pasur tek motra për darkë, me merr burri i motrës që i prishet makina në rrugë duke sjellë kalamajtë në shtëpi, dhe shkoj i marr unë. Duke ikur për në shtëpi në Vaqar, më ndalon policia.

Gazetarja: Cilët fëmijë keni pasur në makinë?

Rigels Ymeri: Kam pasur çunin tim dhe tre mbesat e mia. Më thanë që punoj me kopshtin. Po si punoj me kopshtin? E sheh sa janë (vjeç) fëmijët? Çuni im është në klasë të katërt, goca e motrës në klasë të katërt, dy binjakët e motrës janë 6 vjeç, që duhej të ishin në klasë të parë, por ngaqë janë binjake, janë të dobëta dhe nuk i kanë futur në shkollë…

Gazetarja: Nga kjo ndalesë, çfarë gjobe ke marrë?

Rigels Ymeri: Mora gjobën për komision. Dola në komision. Më thanë me çfarë e vërteton. I paraqes dokumentacion e fëmijëve, certifikata, me fotografi të çdo fëmije, trungun familjarë. Kam marrë përgjigjen që i jep të drejtë prapë policit. Unë përgjigjen e policisë e kam marrë ditën e premte, datë 13, kur ditën e premte mua më është bërë komisioni pa qenë fare. Gjoba është 400 mijë lekë (të vjetra). Unë nuk kam mundësi pagese, 400 mijë lekë për fëmijët e mi. Të marr sot nusen dhe fëmijët dhe të dal të iki të pi kafe, kam frikë se më del polici dhe më thotë ti punon taksi, se ke fëmijët brenda. Unë nga “Stop” kërkoj të më jepet e drejta ime që nuk më është zgjidhur ende sot.

Gazetarja: Rigelsi ka marrë një gjobë në datën 16. 11. 2019, e cila përkon një ditë e shtunë, me arsyetimin se po përdor automjetin vetjak për të çuar fëmijët në kopsht. Ndërkohë që për mungesë informacioni, Rigelsi nuk ka qenë prezent në komisionin e dytë dhe po ashtu ka depozituar të gjithë dokumentet.

Ndërkohë, një tjetër denoncim për gjobë vjen nga një qytetarë Korça, i cili tregon se është ndaluar nga policia dhe është gjobitur, pasi nuk ka pasur sedijen e posaçme për fëmijë.

Por ai shprehet se fëmijën e ka 12 vjeç dhe për shkak të peshës së tij, nuk mund të ulet në këtë sedilje.

Pavarësisht sqarimit që ai ka bërë ndaj punonjësit të policisë, është gjobitur dhe në shënim thuhet se ka kundërshtuar forcat e policisë.

Por në momentin e ndalimit dhe komunikimin me policinë, ai e ka regjistruar, pasi ka pasur të instaluar në kroskot një kamera. /tvklan.al

Rreth korcajone.al

Shiko gjithashtu

Djali i Moikom Zeqos: Sëmundjen e rëndë të babait e mora vesh ditën e dasmës

Djali i akademikut të njohur Mojkom Zeqo, Epidamn Zeqo, foli këtë të premte për humbjen …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *