Kryefaqa / Lajme / Detaje tronditëse nga ngjarja në Mallakastër

Detaje tronditëse nga ngjarja në Mallakastër

Ngjarja e rëndë që ndodhi në Mallakastër pak ditë pas vitit të ri i tronditi të gjithë.

Një nga tre të rinjtë që lidhën dhe hodhën në rezervuar 50-vjeçaren Drita Saliaj është 26-vjeçari Ervis Zotkaj, i vetmi maxhoren mes tyre.

Ndërsa i riu tjetër Sindi Shehaj ka dhënë një deklaratë tronditëse. Ai ka thënë se 26-vjeçari Zotkaj ka kryer marrëdhënie me forcë me Dritën para se t’i merrnin jetën.

Kujtojmë se pak ditë më parë prindërit e Ervisit dolën dhe thanë se e kanë mohuar djalin e tyre, ndërsa ai vetë mohon gjithçka duke thënë se ditën e ngjarjes ishte me babanë e tij tek e motra, e cila jeton në një fshat tjetër.

16-vjeçari Sindi Shehaj është shprehur se të rinjtë kanë shkuar tek shtëpia e 50-vjeçares për të marrë një pako me hash ash.

Sipas adoleshentit, ata janë përplasur me 50-vjeçaren, përsa i përket çmimit, pasi kërkonin ta merrnin me 50 euro, ndërsa gruaja ka kërkuar 200 euro.

“ Luisi i ka thene qe te dilte jashte e ta priste tek makina. Kur ka dale jashte ka degjuar te bertiturat e Drites. Eshte afruar tek dritarja dhe ka pare qe Ervisi i ka hequr me dhu ne pantallonat Drites e pas kesaj ka kryer marrdhenie me te”, thuhet në dosje, lidhur me rrëfimin e Sindi Shehajt.

Luis Saliaj nga ana tjetër, thotë se ka qenë duke i pritur shokët jashtë dhe nuk ka parë asgjë nga ngjarja.

Në dosjen e prokurorisë thuhet se gruaja është gjetur e zhveshur në rezervuar nga mesi e poshtë.

Rreth korcajone.al

Shiko gjithashtu

Aktori i Portokallisë tregon si e përjetoi tërmetin: Nusja zbriti poshtë, unë doja të flija…

Tërmeti i 26 nëntorit i tronditi të gjithë shqiptarët dhe edhe pse të gjithë i …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *