Kryefaqa / Lajme / Fut në bagazhin e makinës 3 shqiptarë për t’i çuar në Britani

Fut në bagazhin e makinës 3 shqiptarë për t’i çuar në Britani

Një gjyshe britanike u përpoq të fuste tre emigrantë shqiptarë në Britaninë e Madhe, duke i fshehur në bagazhin e makinës së saj.

Sipas avokatit gruaja u tundua nga paratë por asaj do t’i duhet t’i kalojë Krishtlindjet në burg.

Jackie Willis, 53 vjeçe nga Feltham, në Londrën Perëndimore, u kap nga policia britanike teksa po tentonte të kontrabandonte tre emigrantë shqiptarë, të cilët i kishin ofruar asaj 3000 euro.

Arrestimi i gruas u bë në Dover, përgjatë Eurotunelit që lidh portin e Calaise, mes Francës dhe Anglisë.

Avokati i të akuzuarës, Isabelle Pauwels deklaroi para trupit gjykues se gruaja ishte tunduar nga paratë që i kishin dhënë shqiptarët.

‘Asaj i vjen keq për atë që bëri dhe e ka pranuar fajin”, – shtoi avokati

Jackie Willis, pas një viti burg që i duhet të kryej, është ndaluar nga gjykata që të mos udhëtojë për në Francë përgjatë dy viteve të ardhshme.

Rreth korcajone.al

Shiko gjithashtu

“Xhino nuk ishte as tip depresiv, nuk arrij ta besoj”, flet mikesha e të riut që u hodh nga spitali Covid 2

Xhino Koça, 29-vjeçari me portretin e qeshur, nga qyteti bregdetar i Durrësit, nuk jeton më. …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *