Kryefaqa / Lajme / Fjalimi i Shqiptar Osekut për çmimin Nobel

Fjalimi i Shqiptar Osekut për çmimin Nobel

Poeti Shqiptar Oseku, anëtar i rrjetit suedezo-shqiptar ka folur ne manifestimin e mbajtur kunder vendimit te akademise suedeze per te nderuar me Nobel shkrimtarin Peter Handke.

Ne nje postim ne rrjetet sociale, ku ka publikuar fjalimin e tij te plote qe ka bere jehone, ai shkruan nder te tjera se:

“Ne jemi deshmia se ky Nobel u dha gabim. Nobeli u pa. Por u pame edhe ne”.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve Nobel u bojkotua nga Shqipëria, Turqia, Maqedonia, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, por ceremonia u bojkotua edhe nga Christina Doctare, një mjeke dhe autore që mori Çmimin Nobel për Paqen në vitin 1988 si anëtar i Forcave Paqësore të OKB-së.

Lexoni të plotë shkrimin e Shqiptar Osekut

“Fjala ime ne manifestimin kunder vendimit te akademise suedeze per te nderuar me Nobel apologjetin e gjenocidit Peter Handke:

Une quhem Shqiptar Oseku, jam poet dhe vij nga Rrjeti Suedezo-Shqiptar. Nuk kam ardhur vetem, jam me ambasadoren e Kosoves, me ambasadorin e Shqiperise, e ambasadoret e Bosnes, te Kroacise, te Turqise, qe refuzuan te hane buke e turp sonte. Ata zgjodhen sonte me mire te rrine me ne, ndaj ne u themi faleminderit. Nje falenderim edhe per organizatoret e ketij takimi, qe na mundesuan t’i dalim zot te vertetes sone, te vde. kurve e te gjalleve tane.

Une vij nga Gjakova, nje qytet ne kufi me Shqiperine qe pesoi Bosnen e vet me 1999. Rruget e qytetit tim ishin si ato te Bosnjes. Burra e gra te vr. are, dhu. nime, femije e pleq te mas akruar.

Por sonte ketu nuk dua te jem vec shqiptar. Sonte dua te jem edhe boshnjak. Dua te jem nga Sarajeva. Dua te jem nga Srebrenica. Nga Tuzlla. Nga Foca. Nga Jajce. Nga Bijelina. Nga Gorazhde. Sonte dua te jem nga cdo pellembe e asaj Bosne qe e mbyten ne gjak kriminelet te cilet i justifikon Peter Handke.

Sonte jam edhe suedez, pse jam qytetar suedez tash sa dekada. Jam ketu me vajzën time qe ka lindur ne Suedi. Dhe si suedez dua te them atë qe duhej ta thonte akademia suedeze sonte, sikur te mos ishte e mbytur ne relativizem moral. Dua te them se me vjen turp, sa turp. Dhe dua te ju them te gjitheve na falni: na falni qe ju prekem plaget.

Ju falemnderit!”.

Rreth korcajone.al

Shiko gjithashtu

Aktori i Portokallisë tregon si e përjetoi tërmetin: Nusja zbriti poshtë, unë doja të flija…

Tërmeti i 26 nëntorit i tronditi të gjithë shqiptarët dhe edhe pse të gjithë i …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *