Kryefaqa / Lajme / Dolën në emision për të kërkuar ndihmë por ja e vërteta

Dolën në emision për të kërkuar ndihmë por ja e vërteta

Pak javë më parë Arian Bega u bë pjesë e emisionit “Historia ime”.

Ai ndau me publikun historinë e tij personale dhe tregonte se bashkëshortja e kishte braktisur prej disa kohësh dhe e kishte lënë vetëm me katër fëmijët.

Ai i bëri thirrje bashkëshortes të kthehej pranë familjes, pasi të gjithë kishin nevojë për të.

Kjo histori u kthye edhe një herë në vëmendje të publikut ditën e djeshme dhe këtë herë pjesë u bë edhe Elida. Nëpërmjet një telefonate ajo u lidh me studion dhe rrëfeu variantin e saj të ngjarjes.

Gjatë telefonatës me moderatoren e emisionit, Mirela Milori bashkëshortja nxori në dritë edhe një fakt tjetër.

Ajo tregoi se 10 muaj më parë ka qenë pjesë e emisionit “Dua të të bëj të lumtur” dhe të gjithën e ka bërë për të përfituar. Bashkë me Arianin ajo ka bërë kompromis për të dalë në emision, pasi donin të përfitonin ushqime, para dhe t’u paguhej 2 muaj qera.

Elida i kërkoi falje publike bashkëshortit pasi më herët e kishte tradhtuar.

Mirela Milori e ka pyetur përse i ka kërkuar falje Arianit dhe ajo ka zbuluar se në fakt ka qenë i gjithi një komplot mes tyre, ndërmjet së cilit synonin të merrnin ushqime falas dhe pagesën e qirasë për 2 muaj.

Mirela Milori: Elida ke bërë një emision të tërë në një ekran tjetër, ku i ke hedhur poshtë këto dhe i ke kërkuar falje Arianit?

Elida: Se tani më dole, se harrova, edhe emisioni që është bërë herën tjetër është bërë me dijeni të Arianit. Sepse na kanë paguar 2 muaj qira dhe na kanë sjellë për 3 muaj ushqime në shtëpi. Elida ka qenë më Francë, në Greqi, Gjermani, Kosovë gjithandej ka punuar Elida për shtëpinë. Ariani di të luajë dhe raki, nuk punonte Ariani..

Mirela Milori: Më fal, ke gënjyer tek ai emisioni tjetër?

Elida: Po është e vërtetë, kam gënjyer sepse kam rënë në komplot me Arianin që kemi dalë në atë emision, nuk ka qenë suprizë për Arianin. Thjesht që të merrja, të paguaja dy muaj qira edhe ushqime që më kanë sjellë në shtëpi, ka qenë gazetare Lori, se s’më kujtohet mbiemri.

Rreth korcajone.al

Shiko gjithashtu

“Xhino nuk ishte as tip depresiv, nuk arrij ta besoj”, flet mikesha e të riut që u hodh nga spitali Covid 2

Xhino Koça, 29-vjeçari me portretin e qeshur, nga qyteti bregdetar i Durrësit, nuk jeton më. …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *