Kryefaqa / Korca Turistike / Qindra turistë vizituan Korçën mbrëmë, ja ku do të shkojnë të ardhurat nga koncerti

Qindra turistë vizituan Korçën mbrëmë, ja ku do të shkojnë të ardhurat nga koncerti

Korça çeli mbrëmë “Festivalin e Dritave” përpara qindra qytetarëve dhe turistëve që kishin mbushur sheshin e qytetit.

Atmosfera e bukur e festave të fundvitit, këtë vit përcolli mesazhin e solidaritetit.

Qytetarët e Korçës dhe institucionet vendore organizuan një koncert bamirësie në sheshin e Pazarit të Vjetër, ndërsa fondet e mbledhura do të shkojnë për familjet e prekura nga tërmeti.

Turistë vendas e të huaj përjetuan magjinë e dritave dhe ngjyrave, ndërkohë që një kalendar i pasur aktivitetesh do e shoqërojë Korçën përgjatë gjithë muajit të festave.

Një tjetër atraksion për vizitorët është edhe psita e patinazhit në qendër të qytetit, që hapet çdo vit gjatë muajit dhjetor.

Aktivitetet synojnë pikërisht nxitjen e turizmit në qytetin juglindor.

Rreth korcajone.al

Shiko gjithashtu

Korça është qyteti i dytë më i pëlqyer nga shqiptarët

Investimet në rrjetin e ri të ujësjellës-kanalizimeve, (Korça qyteti i parë në Shqipëri me 24 …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *