E mërkurë , Dhjetor 11 2019
Kryefaqa / Lajme / “Vishuni mirë”, ja çfarë parashikojnë sinoptikanët për motin

“Vishuni mirë”, ja çfarë parashikojnë sinoptikanët për motin

Mot i kthjellet pergjithesisht, por temperatura te uleta, qe shkojne deri ne minus 5 grade ne zonat malore.moti

Kete parashikim ben Sherbimi Meteorologjik, per motin sot dhe neser, duke bere thirrje per qyetetaret qe te vishen fort, pasi nis acari.

“Vlen për tu theksuar se nesër pritet një mëngjes i ftohtë pasi temperaturat në vlerat minimale pritet të arrijnë -5ºC në zonat malore, 0ºC në ato të ulta dhe 3ºC në ato bregdetare për këtë arsye vishuni fort”- njofton SHMU.

Parashikimi nga SHMU

Edhe pse dita nisi me vranësira, gradualisht mbi vendin tonë kanë nisur kthjellimet në pjesën më të madhe të terriotorit pasi vranësirat mbeten prezente në relievet malore në lindje. Ajo që vlen për tu theksuar është era e cila po fryn me një shpejtësi mesatare 5-8m/s (moderuar) ndërsa pranë vijës bregdetare dhe zonat luginore ajo fiton hera herës shpejtësi intensive deri në 20-25m/s.

Edhe për ditën e nesërme pritet që mbi vendin tonë të ndikojnë kushte relativisht të qëndrueshme atmosferike. Moti do të jetë i kthjellët por nuk do të mungojnë alternimet e vranësirave duke nisur nga orët e mesditës.

Vlen për tu theksuar se nesër pritet një mëngjes i ftohtë pasi temperaturat në vlerat minimale pritet të arrijnë -5ºC në zonat malore, 0ºC në ato të ulta dhe 3ºC në ato bregdetare për këtë arsye vishuni fort. Në orët e mesditës temperaturat pritet të arrijnë 6ºC në zonat malore, 18ºC në ato të ulta deri dhe 19ºC në ato bregdetare. Sa i përket erës ajo do të fryje përsëri me drejtim lindje dhe shpejtësi mesatare 5-8m/s por humbet itensitet pas orëve të mesditës.

Rreth korcajone.al

Shiko gjithashtu

Nusja braktis vajzën në shinat e trenit, gjyshja: Ta dëgjosh çupën të rrëqethet mishi…

“Historia ime” ka sjellë ditën e sotme historinë e pazakontë të një gruaje 60-vjeçare, e …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *