E mërkurë , Dhjetor 11 2019
Kryefaqa / Lajme / Agron Tufa kërkon azil politik në Zvicër

Agron Tufa kërkon azil politik në Zvicër

Drejtori ekzekutiv i Institutit për Studimin e Kri.meve dhe pasojave të Komunizmit në Shqipëri (ISKPK), Agron Tufa ka kërkuar azil politik në Zvicër.

Një vendim i tillë ka ardhur pas kërcënimeve të shumta për jetën që Tufa ka marrë për shkak të detyrës. Referuar të njëtave burime, mësohet se ai aktualisht ndodhet në Zvicër së bashku me familjen e tij dhe që nga aty ka paraqitur dorëheqjen, nëpërmjet një letre dërguar kryetarit të Bordit Drejtues te ISKPK, Uran Butka.

Por ditën e sotme në një shkrim për gazetën “Dita”, deputeti i PS-së Spartak Braho ka shkruar se ai Tufa nuk do ia hedhë pa u lagur.

“Unë i pari, por edhe të tjerë mendoj se do të bëjmë të pamundurën që edhe atje ku ka kërkuar azil politik të mos gjejë vrimë ku të futet…”, shkruan ndër të tjera Braho.

Tufa reagon sërish pas këtij shkrimi dhe pyet se si do ta bënte këtë zt.Braho dhe ‘ushtria e tij e fantazmave’ përfshirë edhe Fatos Tarifën.

“P.S: mua si shkrimtar, joindiferent ndaj vetes, më bën përshtypje jo pyetja “pse”, por pyetja “SI”. SI do ta bëjë këtë Taku dhe ushtria e tij e fantazmave me hajdutë të dhjamosur si shoku Fatos Sevo Tarifa?”, shkruan Tufa.

Rreth korcajone.al

Shiko gjithashtu

Nusja braktis vajzën në shinat e trenit, gjyshja: Ta dëgjosh çupën të rrëqethet mishi…

“Historia ime” ka sjellë ditën e sotme historinë e pazakontë të një gruaje 60-vjeçare, e …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *