Kryefaqa / Korca Turistike / Kuzhina Korcare / Si të përgatisni dredhanik me arra si amvisat korçare

Si të përgatisni dredhanik me arra si amvisat korçare

Përbërësit: miell, niseshte, vezë, 750 gr sheqer , arra, 100 ml vaj, 500 gr gjalpë, vanilje

Përgatitja:

Mielli zihet brumë me vezë, 100 ml vaj dhe ujë derisa brumi të marrë konsistencë të fortë. Masa lihet për 10 minuta. Ndahet brumi në porcione sa një kokërr veze. Hapen petë me niseshte në një beze të pastër. Tepsia lyhet me vaj dhe petët spërkaten me arra dhe vaj. Tepsisë i hidhet në sipërfaqe 500 gr gjalpë dhe futet në furrë per t’u pjekur në temperaturën 150 – 200 °C për 2 orë. Lihet të ftohet masa dhe përgatitet shurupi në masën 750 gr sheqer i tretur në 500 ml ujë. Uji me masën e sheqerit vlohet dhe në të shtohet pak vanilje. Shurupi i vakur hidhet në tepsinë e ftohtë dhe në këtë moment dredhaniku është gati. Prerja e tij bëhet në forma rombi dhe servirja në pjata të vogla ëmbëlsirash.

Ju bëftë mirë!😋

Rreth korcajone.al

Shiko gjithashtu

Tri Recetat Më Speciale Me Shijen e Kuzhinës Korçare

Gatimet e kuzhinës korçare janë padyshim më të spikaturat e kuzhinës shqiptare. Receta fantastike, me …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *