Një xhihadist i ISIS është vënë në pranga nga autoritetet irakene dhe është nxjerrë para vajzës të cilën e kishte rrëm-byer kur ajo ishte vetëm 14 vjeç.
Ashwak Haji Hamid, vajza guximtare u përball me Ebu Hume ndërsa momenti është regjistruar në një video të bërë virale në rrjetet sociale.
Teksa e kishte përballë Hamid i tha xhihadistit:
“Ngrijeni kokën. Pse ma bëre atë? Përse? Unë isha 14 vjeç kur më përdh.unove. Ngrijeni kokën. A ke motër? Ke ndjenja? A kishte ndonjë vlerë? Isha 14 vjeç. Në moshën e vajzës suaj, në moshën e djalit tuaj, në moshën e motrës suaj “.
Më tej vajza vazhdoi ti thoshte: “Ju shkatërruat jetën time. Mi keni marrë të gjitha. Gjithçka që kisha ëndërruar. Por tani e dini se si është të torturoheni dhe se çfarë është vetmia”.
مشهد يهز المشاعر .. الايزيدية أشواق حجي تواجه مغتصبها الداعشي بعد خمس سنوات، وهو عراقي الجنسية، الذي استعبدها لفترة طويلة وتعرضت على يده لأبشع أنواع الانتهاكات الجسدية والنفسية حينما كانت بعمر 14 سنة.
#الابادة_الايزيدية pic.twitter.com/YRCznNtZKX
— Yazidi الايزيدية (@Ezidi2) November 30, 2019
Ashwak Haji Hamid kishte arritur të shpëtonte, nga duart e xhihadistit duke i hedhur pilula për gjumë në ushqim xhihadistit. Më pas ajo kishte shkuar pranë nënës së saj që jetonte në Stuttgart, Gjermani.
Më vonë vajza ishte takuar me autorin në një rrugë gjermane. Ai e kishte kërc.ënuar atë dhe Hamid ishte larguar nga Gjermania për të qëndruar me babanë e saj në një kamp refugjatësh në Irakun verior.