Kryefaqa / Lajme / Skuadra italiane harron qenin e kualifikuar, banori i Durrësit: Ja çfarë i ndodhi gruas

Skuadra italiane harron qenin e kualifikuar, banori i Durrësit: Ja çfarë i ndodhi gruas

Qytetari nga Durrësi, Ilir Ibrahimi, po mban qenin e trajnuar të skuadrës italiane, të cilët e harruan në Shqipëri pas tërmetit.

Sipas tij, qeni është i destinuar për të shpëtuar jetë, ndaj Iliri kërkon që qeni të kthehet atje ku e ka vendin.

Madje, ai tregoi edhe një situatë me gruan e tij të sëmurë, e cila ishte rrëzuar në oborr ndërsa qeni kishte shkuar menjëherë ta ndihmonte.

”Kam gjetur qenin e ekspertëve të huaj që erdhën për inspektim. Kam shkuar në drejtorinë e Policisë bashkë me qenin, madje lash edhe numrin e telefonit atje. Më pas më telefonuan dhe më thanë; na prit në plazh. Pasi shkova aty bashkë me qenin, askush nuk erdhi. Kam gruan të sëmurë me tension. Dje u rrëzua në oborr. Qeni ka shkuar dhe e ka kapur tek rrobat e trupit dhe e ka kthyer përmbys dhe më pas e ka fërkuar. Qeni të shkojë atje ku e ka vendin, pasi është i trajnuar për të shpëtuar jetë.”- ka thënë Iliri.

Burimi: Tiranapost.al

Rreth korcajone.al

Shiko gjithashtu

Tërmet në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

Lëkundje tërmeti janë ndjerë në kryeqytet mbrëmjen e kësaj të hëne. Sipas Qendrës Europiane-Mesdhetare të …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *