E mërkurë , Dhjetor 11 2019
Kryefaqa / Lajme / Mario bën gjestin e veçantë për të prekurit nga tërmeti: Jeta është shumë e bukur

Mario bën gjestin e veçantë për të prekurit nga tërmeti: Jeta është shumë e bukur

Make-up artisti shqiptar me famë botërore, Mario Dedivanovic i është bashkuar listës së personave që solidarizohen dhe ndihmojnë vendin tonë në këto momente të jashtëzakonshme.

Mario ka vendosur të dhurojë varësen e parë që ka blerë për pas një pune shumëvjeçare, dhe përmes një postimi në Instageam ai tregon edhe historinë shumë domethënëse dhe të veçantë për këtë varëse që mban edhe simbolin e flamurit Kombëtar Shqiptar.

Dedivanovic ngushëllon familjarët e viktimave dhe njofton se të ardhurat e varëses do të shkojnë për të ndihmuar familjet e prekura nga tërmeti.

‘Bizhuteria e parë që i kam dhuruar vetes. Unë u kam dhuruar bizhuteri të tjerëve shumë herë por kurrë vetes sime. Po ecja në një qendër tregëtare me vëllain dhe babain për t’i gjetur një pallto dimëri babait.

Aty pashë këtë varëse që shkëlqente përmes xhamit dhe vëllai më tha të futemi brenda. Unë thashë se nuk do shkoja, por ai më shtyu.

Ai tha: “Vëlla, ti ke punuar kaq shumë që kur ke qenë 12 vjeç dhe kurrë nuk i ke blerë vetes asnjë bizhuteri.

Unë i thashë jo edhe pse kisha dëshirë dhe e meritoja ta merrja atë. Tani që qëndron në zemrën time unë e dhurova këtë gjerdan dhe të gjitha fitimet që do vijnë të shkojnë për familjet e prekura nga tërmeti.

Unë mendoj se qëllimi im është ta duash veten dhe të trajtosh veten në mënyrë të barabartë, si gjithë të tjerët. Jeta është e bukur dhe jam shumë i lumtur që fillova ta jetoj atë vetë’, shkruan Mario.

Rreth korcajone.al

Shiko gjithashtu

Nusja braktis vajzën në shinat e trenit, gjyshja: Ta dëgjosh çupën të rrëqethet mishi…

“Historia ime” ka sjellë ditën e sotme historinë e pazakontë të një gruaje 60-vjeçare, e …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *