Kryefaqa / Lajme / Bebe Rexha me presidentin Meta tek të prekurit nga tërmeti, këngëtarja bën postimin e veçantë

Bebe Rexha me presidentin Meta tek të prekurit nga tërmeti, këngëtarja bën postimin e veçantë

Sikurse kishte premtuar, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha ka mbërritur në Shqipëri, për t’i qëndruar pranë dhe për të ndihmuar personat e prekur nga tërmeti tragjik.

E shoqëruar nga Presidenti Ilir Meta, këngëtarja ishte sot në Bizë të Ishmit, ku shumë njerëz kanë humbur banesat e tyre.

Ndërsa e falënderoi Bebe Rexhën për ndihmën, Presidenti Meta tha se situata është e vështirë, por jo e pa shpresë.

“I jam shumë mirënjohëse Bebe Rexhës, artistes me fame botërorë, e cila i ka kushtuar kësaj tragjedie kohën e saj, ka ndryshuar axhendën. Ka vendosur zemrën e saj në këtë aksin mjaft konkret për të qenë pranë disa komuniteteve më të prekura, mbi të gjitha për sjellë në vëmendje këtë tragjedi përballë opinionit ndërkombëtar. Shumë faleminderit Bebe për këtë solidarit dhe krenari që ndjen që je shqiptare dhe që je me ne në momente shumë të vështira që nuk i kishim përjetuar prej shumë kohësh. Jemi në kushte të vbështira, por jo pa shpresë”, tha Presidenti Meta.

Ndërsa këngëtarja e famshme tha se ky është shansi i të gjithë shqiptarëve nëpër botë për të dhënë kontributin e tyre dhe për të ndihmuar njerëzit e prekur nga tërmeti që të rindërtojnë jetën e tyre.

“Jam shumë krenare që janë shqiptare dhe jam shumë e lumtur që po ndihmojë një tjetër familje. Kjo do të jetë shtëpia e dytë që do të ndërtojmë. Ne jemi shumë të fortë, dhe dua të them edhe njëherë për të gjithë shqiptarët në botë ky është shansi juaj për të ndihmuar njerëzit tanë që të rindërtojnë jetën e tyre, çdo gjë sado e vogël ndihmon. Zoti e bekoftë Shqipërinë”, tha Bebe Rexha.

Rreth korcajone.al

Shiko gjithashtu

Paga 40 mijë lekëshe, Rama jep lajmin e mirë

Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një statusi në Facebook ka bërë me dije se derdhja në …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *