E mërkurë , Dhjetor 11 2019
Kryefaqa / Lajme / Burri ndërroi jetë nga një aksident, kushëriri i tij kërkon t’i marrë shtëpinë dhe fëmijët

Burri ndërroi jetë nga një aksident, kushëriri i tij kërkon t’i marrë shtëpinë dhe fëmijët

Historia e sotme në “Ka një mesazh për ty” në programin “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, është tepër e veçantë dhe e dhimbshme. Esmeralda në vitin 2008 mbetet vetëm me dy vajzat e saj, pas vdekjes së bashkëshortit.

Por situata për të përkeqësohet edhe më shumë sepse kushëriri i burrit i merr dokumentet e shtëpisë ku jetonte dhe e mban të mbyllur për 14 muaj brenda.

Vuajtjet për Esmeraldën nuk mbarojnë këtu, pasi ai tenton t’i marrë pasurinë e bashkëshortit, dhe dy vajzat. Falë ndihmës së djalit të xhaxhait të saj, ajo arrin të “shpëtojë” prej tij dhe të rifitojë shtëpinë e bashkëshortit.

Esmeralda: Unë në vitin 2008 pësova një tragjedi të madhe në familje, më vdiq bashkëshorti. Vajzën e madhe ma la 3 vjet e gjysmë, të voglën 2 vjet e gjysmë.

Ardit Gjebrea: Si e more vesh që iku bashkëshorti nga jeta?

Esmeralda: Bashkëshorti ikte e vinte në kurbet dhe aksidentalisht vdiq. Mbas vdekjes, kushëriri i parë i burrit më mori gjithë çfarë kisha në shtëpi, mori telefonin, mori dokumentet e shtëpisë dhe disa gjëra të vogla në shtëpi që i duheshin atij dhe nuk më pyeste për asgjë. As se kur do ta varrosim .. Pa u varrosur burri, ai i mori dokumentat të gjitha..

Ardit Gjebrea: Ti pastaj jetove në atë shtëpi?

Esmeralda: Po jetova, dyzet ditë dilnin dhe hynin njerëz në shtëpi. Mbas dyzet ditësh, njerëzit e mi nuk m’i thirri fare për të dyzetat.

Ardit Gjebrea: Po ti s’kishe ndonjë kontakt me to?

Esmeralda: Nuk mbaja mend asnjë numër, se isha 20 vjeç, mendoja si do ta kaloja jetën sot e tutje… Më nxorri me qira nga shtëpia ime, pranë shtëpisë dhe familjes së vet dhe më linte gjatë gjithë kohës nënën e vet dhe nusen e vet. Më linte të mbyllur kyçur brenda… Njerëzit e mi nuk e dinin se ku kisha përfunduar fare..

Ardit Gjebrea: Nuk dilje ti jashtë?

Esmeralda: Fare, fare. Nuk më linte. E kemi si zakon thoshte: Ti do rrish 12 muaj mbyllur brenda, nuk do dalësh asgjëkundi. Unë prita mbas 12 muaj, se mos më thoshte ti tani je e lirë..

Ardit Gjebrea: Po vajzat?

Esmeralda: Vajzat me mua, nuk mi çonte as në kopësht. U mbylli derën 6 motrave të burrit, se burri im s’ka pasur as babë, as motër, as vëlla.

Ardit Gjebrea: Si shkoje ti me motrat?

Esmeralda: Unë përpara kur kisha burrin shkoja shumë mirë, edhe më pas shkoja mirë..

Ardit Gjebrea: Cili ishte motivi që ty t’u pre kontakti me të gjithë?

Esmeralda: Se donte të më mbyllte, se më pati thënë dhe vetë me gojën e tij, që unë i kam dy, i bëj dhe katër. Donte të merrte gjithë shtëpinë dhe gjithë pasurinë e burrit, për arsye që të marrë dhe dy fëmijët dhe mua të më nxjerrin jashtë. Ti je shumë e re dhe mund të ikësh të vazhdosh një jetë të re. Unë i thashë nuk e bëj këtë punë kurrë, vajzat e mia i kam lindur vetë do i rris vetë. Sesi do i rris është mënyra ime. Jo ti, nuk do i rrisësh gocat vetë, se ti nuk mundesh se ti je budallaqe… Domethënë, ai u bë i pari në shtëpinë time, për çdo gjë donte t’i kishte ai gjithçka në kontroll..

Ardit Gjebrea: Sa kohë kaloi kështu?

Esmeralda: Fiks 14 muaj..

Ardit Gjebrea: E mbyllur në shtëpi?

Esmeralda: E mbyllur në shtëpi dhe s’më linte asgjëkundi, as të merrja vesh asnjë fjalë..

Ardit Gjebrea: Po familja jote, nuk bëri ndonjë denoncim?

Esmeralda: Jo nuk bëri asgjë, se ishin në fshatrat e Burrelit. Njëherë më thanë para se të bëheshin 40 ditë, por unë nuk doja se kisha shtëpinë time…

Ardit Gjebrea: Pastaj..

Esmeralda: Erdhën njerëzit e mi dhe më morën me forcë.. I kishin njoftuar dhe ata thanë që ju e keni kyçur gocën për 14 muaj…Xhaxhai im më mori një hyrje me qira pranë vetes.. Pastaj hapa gjyqe..

Ardit Gjebrea: Çfarë gjyqesh?

Esmeralda: Për shtëpinë…

Ardit Gjebrea: Si shkuan gjyqet?

Esmeralda: Bëra edhe penale edhe civile. Penalet ishin të detyruar të vinin se i shoqëronin me polici, ndërsa civilet Ardit kishte raste që zgjateshin 5 herë dhe nuk vinte fare. Vinte ndonjëherë pa dokumente. I thoshte gjyqtarja: E kujt është shtëpia. Shtëpia është e vëllait tim, nuk është e kësaj. Jo i thoja unë, ti je kushëriri, nuk je vëllai i tij, mbaj vendin që ke.

Ardit Gjebrea: Sa vite zgjatën gjyqet?

Esmeralda: Gjashtë vite Ardit..

Ardit Gjebrea: Dhe në fund?

Esmeralda: Në fund Ardit, unë të gjitha i fitova.. E fitova shtëpinë. Pastaj, ai u mundua të më merrte dhe fëmijët por s’ja dha askush.

Ardit Gjebrea: Kush të ka ndihmuar?

Esmeralda: Më ka ndihmuar djali i xhaxhait dhe xhaxhai im, familjarisht Ardit, nuk janë lodhur asnjëherë me mua..

Ardit Gjebrea: Dhe ti për atë ke ardhur?

Esmeralda: Kam ardhur të sjell djalin e xhaxhait tim, se nuk e kam kushëri por e kam vëlla dhe do mbetet vëlla gjithë jetën për mua…

Teksa shikon në anën tjetër të murit kushërirën e tij, Albani nuk i mban dot lotët dhe falenderon kushërirën për surprizën./

Source: tvklan.al

Rreth korcajone.al

Shiko gjithashtu

Nusja braktis vajzën në shinat e trenit, gjyshja: Ta dëgjosh çupën të rrëqethet mishi…

“Historia ime” ka sjellë ditën e sotme historinë e pazakontë të një gruaje 60-vjeçare, e …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *