Kryefaqa / Lajme / Rama njofton për masat e qeverisë

Rama njofton për masat e qeverisë

Kryeministri Edi Rama thotë se qeveria po shikon mundësinë për të strehuar nëpër hotele familjet e prekura nga tërmeti shkatërrimtar që goditi mëngjesin e sotëm Shqipërinë, duke shkaktuar dëme të mëdha në Durrës dhe në Thumana.

Rama thotë se do të bëhen përpjekje për të strehuar familjet në kushte optimale, ndërsa fëmijët të mos ndërpresin shkollën.

“Dimri nuk kalohet dot as nën qiell të hapur e as në tenda, prandaj qeveria do të nënshkruajë një marrëveshje me strukturat hoteliere të Durrësit, Kavajës dhe edhe Vlorës po të jetë nevoja, që të gjitha familjet e mbetura pa çati, të strehohen në kushte optimale, të shërbehen në kushte optimale, t’i kalojnë edhe festat në kushte optimale me fëmijët e tyre, ndërsa këta të fundit të mos jenë të detyruar të braktisin shkollën asnjë ditë dhe të mësojnë në kushte optimale”, shkruan Kryeministri Rama.

Rreth korcajone.al

Shiko gjithashtu

Niveli i ujit në liqenin e Ohrit pëson ulje kritike, flasin ekspertët

Për të disatin vit radhazi liqeni i Ohrit në Pogradec, i vendosur nën ruajtjen e …

Një koment

  1. I want to to thank you for this fantastic read!! I absolutely loved every bit of it.
    I have got you saved as a favorite to look at new things
    you post…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *