E mërkurë , Dhjetor 11 2019
Kryefaqa / Korca Turistike / Korça e vjetër / Konviktet e Liceut të Korçës

Konviktet e Liceut të Korçës

Nga Vepror Hasani

INTERNATI NR-1 (KONVIKTI) I LICEUT, SHTËPIA E XHAFER LUARASIT
Shtëpia e Xhafer Luarasit që shërbente si konvikt i liceut është shtëpia që shihni përballë, majtas. Më pas kjo ndërtesë do të bëhej shkollë dhe do të merrte emrin “24 Maji”, ndërsa sot në atë vend është ndërtuar gjimnazi “Themistokli Gërmenji”.

Ja çfarë shkruan “Gazeta e Korçës”, e enjte, 4 nëntor 1937:
“Internati i Liceut Kombëtar të Korçës, siç dihet, ndodhet pranë shkollës fillore mashkullore nr 1, te ura e Yqmetit të Vjetër.
Ndërtesa është pronë e trashëgimtarve të Xhafer Luarasit…”
Konvikti i Liceut drejtohej nga nëndrejtori Elmaz Ahmeti dhe kujdestar Aqif Selfo

INTERNATI NR 2 (KONVIKTI) I LICEUT, SHTËPIA E LYTFI ZAVALANIT
Shtëpia e Lytfi Zavalanit që shërbente si konvikti nr 2 i Liceut, është shtëpia që shihni në të djathtë të fotos. Shtëpitë e tjera të asaj kohe, sot nuk ekzistojnë

Ja çfarë shkruan “Gazeta e Korçës”, e enjte, 4 nëntor 1937:
“Nga shkaku i shtimit të tepër të numrit të internatistëve në 2-3 vjetët e fundit, është marrë edhe një ndërtesë aty pranë, kundrejt postës së vjetër, një shtëpi e mirë e Lytfi Zavalanit…” /Naishtedikur.info

Rreth korcajone.al

Shiko gjithashtu

Kur nusja dhe dhëndri porosisnin kostumet e martesës, në Pazarin e Korçës

Nga Vepror Hasani Kur një djalë dhe një vajzë fejoheshin, shkonin në Pazar të Korçës, …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *