E mërkurë , Dhjetor 11 2019
Kryefaqa / Lajme / Gruaja nga Librazhdi bën rrëfimin rrëqethës

Gruaja nga Librazhdi bën rrëfimin rrëqethës

Ditën e diel në Librazhd, një burrë i ka hedhur qumështin e nxehtë në fytyrë ish-bashkëshortes së tij, 25 vjeç.

Ai ishte ndodhur disa herë pas hekurave e duke qenë se djali i tij 4-vjeçar nuk e njihte të atin, gruaja ka vendosur ta tolerojë dhe i ka treguar banesën ku jetonte së bashku me djalin, nënën e saj dhe vajzën 7-vjeçare. Por ai ka shkuar natën dhe i ka marrë paratë që ajo kishte në çantë, e më pas i ka hedhur qumështin.

Sikur të mos mjaftonte kjo, ish-bashkëshorti i saj nuk është ndalur me kaq. Ai ka shkuar në spital duke u shtirur si vëllai i gruas dhe ka tentuar ta mb.ysë me jorgan.

“Ka ardhur në banesë në orën 02:00, deri në orën 02:30 ishte ngrohur qumështi. Ka fikur dritat dhe kontrollonte çantën. Sa e ndeza dritën, ma hodhi në fytyrë.  Donte që ne të bashkoheshim, unë nuk e doja, nuk e toleroja dot më atë gjë. Sepse e di se kush është, e di se sa i keq është. Ka qenë në bu rg shumë herë. U martuam kur isha 16 vjeç. Vëllai dhe motra nuk më folën më që atëherë sepse s’donin qe te martohesha me te. Jemi divorcuar para 4 vitesh. Ka dy muaj që ka dalë nga bur gu. E dija që do dilte tani, por problemi është që më tha, dakord, vetëm të takoj ndonjëherë fëmijët, edhe nuk të luaj, bëj çfarë të duash me jetën tënde.

Kjo gjë më pati bindur. Nuk i lejohej me vendim të takonte fëmijët, por doja thjesht ta lija unë se çunin nuk e ka njohur fare. Jam ndarë shtatzënë, çuni është katër vjeç sot, vajza është 7 vjeçe. Veç fëmija ta dinë se kush është i ati. Ai kishte ardhur, sa mësoi shtëpinë dhe më hyri në kat të dytë, nga dritarja, natën”, tregon D.S për Shqiptarja.com në këtë rrëfim të vështirë për të.

Ajo ka treguar ndër të tjera se kur vajza ishte dy muajshe, ish-bashkeshorti i ka fikur cigaren ne fytyre duke  e lene me shenja. Vajza ka shenja thike ne trup.

Rreth korcajone.al

Shiko gjithashtu

Nusja braktis vajzën në shinat e trenit, gjyshja: Ta dëgjosh çupën të rrëqethet mishi…

“Historia ime” ka sjellë ditën e sotme historinë e pazakontë të një gruaje 60-vjeçare, e …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *