E mërkurë , Dhjetor 11 2019
Kryefaqa / Lajme / Boksieri kampion që mori vetëm 14 mijë lekë shpërblim: “Do të largohem nga Shqipëria!”

Boksieri kampion që mori vetëm 14 mijë lekë shpërblim: “Do të largohem nga Shqipëria!”

Boksieri Klevis Çelaj nga Vlora, i cili u shpall kampion i Shqipërisë dhe mori vetëm 14 mijë lekë të rinj shpërblim, mendon të largohet nga Shqipëria.

Kampioni jeton në një shtëpi të vjetër në Vlorë me nënën, motrën dhe tezen, persona të cilët presin të ushqehen prej tij.

Siç tregon edhe ai vetë për “Report tv”, thesi i boksit por edhe dorezat me të cilat stërvitet, janë dhuratë e një shoku të tij që ka një dyqan me veshje sportive në Vlorë.

Në të gjithë këto vite ai nuk ka marrë mbështetje nga askush, duke filluar nga federata e deri te pushteti lokal, ndërsa lidhur me shpërblimin që mori pasi u shpall kampion 30-vjeçari shprehet:

“Ato ishin 140 mijë lekë të vjetër.”

E megjithatë pavarësisht vështirësive, Klevisi nuk humbet rastin të falenderojë të vetmin që e ka ndihmuar:

“Falenderoj profesorin tim që mora këtë titull kampion se pa profesorin te ai ring nuk do të isha ngjitur. Kur të gjithë të tjerët në emisione kanë bërë show me familjen time, ai më ka dhënë dorën në të gjithë këto vite”.

Rreth korcajone.al

Shiko gjithashtu

Nusja braktis vajzën në shinat e trenit, gjyshja: Ta dëgjosh çupën të rrëqethet mishi…

“Historia ime” ka sjellë ditën e sotme historinë e pazakontë të një gruaje 60-vjeçare, e …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *