Kryefaqa / Lajme / Rritet numri i familjeve që përfitojnë ndihmë ekonomike në Devoll, shkak papunësia

Rritet numri i familjeve që përfitojnë ndihmë ekonomike në Devoll, shkak papunësia

Në bashkinë e Devollit janë përjashtuar 80 familje nga skema e ndihmës ekonomike.

Specialistët e sektorit të mirëqenies dhe kujdesit social në këtë bashki thonë se këto familje janë përjashtuar për arsye të ndryshme.

Aktualisht në skemën e ndihmës ekonomike janë të përfshira 777 familje, një shifër kjo që në vitet e fundit ka ardhur në rritje.

Vitin e kaluar në këtë bashki trajtoheshin me ndihmë ekonomike rreth 670 familje, ndërsa një vit më parë ishin të përfshira në skemë 365 familje në nevojë, ku pjesa më e madhe e tyre janë banuese të zonave rurale dhe përfitonin ndihmë të pjesshme.

Kjo shifër është shqetësuese pasi tregon se është rritur niveli i papunësisë, kyresisht në zonat rurale në bashkinë e Devollit.

Numri më i lartë i familjeve që trajtohen me ndihmë ekonomike shënohet në njësinë administrative Miras, shkruan korcajone.al.

Ndërkohë në mbledhjen e fundit të këshillit bashkiak u miratua fondi i kushtëzuar për bllok ndihmën ekonomike prej 6 përqind me një vlerë rreth 77 mijë lekë, me të cilën do të trajtohen 31 familje në nevojë, të cilat janë përjashtuar nga sistemi online i pikëzimit për shkaqe të mosplotësimit tëpikëve të nevojshme.

Ndihmë ekonomike nga fondet e bashkisë përfitojnë 47 familje me një fond rreth 270 mijë lekë, i cili do të jenë nga fondi i kushtëzuar i ndihmës ekonomike.

Këto familje që trajtohen me bllokndihmën nuk përfitojnë pagesat ekstra siç është kompensimi i energjisë elektrike, pagesat e shkollave për fëmijët etj./korcajone.al

Rreth korcajone.al

Shiko gjithashtu

E akuzojnë se po shpërndan Covidin në jug edhe pse doli negativ, nxehet keq Florian Binaj

Muajin që lamë pas bëri bujë fakti se aktori i ‘Portokallisë’, Florjan Binaj, ishte infektuar …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *