Kryefaqa / Show Biz / Kejdi Mehmetaj flet për marrëdhënien me vjehrrën

Kejdi Mehmetaj flet për marrëdhënien me vjehrrën

Ish-deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj, ishte e ftuar pasditen e sotme në studion e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, nga ku foli për jetën personale dhe ndau detaje nga bashkëjetesa me të fejuarin.

Edhe pse preferoi ta quante veten një nuse “jo ideale”, Kejdi tha se ka krijuar raporte shumë të mira me vjehrrën dhe gjithë të afërmit e tjerë të të fejuarit, të cilët tashmë i sheh si familjen e vet. Ajo la të kuptohej se angazhimet dhe lëvizjet e shpeshta për shkak të punës, e bëjnë të pamundur që të qëndrojë për një kohë të gjatë në shtëpi, duke mos bërë rolin e nuses tradicionale.

“Nuk jam ajo nusja më e mirë që rri në shtëpi, merret me punët apo ka kohë… unë jam shumë në lëvizje, bëj shumë punë në të njëjtën kohë, përpiqem të jem shumë aktive, plus mendoj se do të vijë ai momenti kur të vijnë fëmijët, që jeta të kornizohet pak më tepër, ndaj tani përpiqem ta shfrytëzoj në maksimum kohën. E rëndësishme mbi të gjitha është marrëdhënia, që të jetë pozitive, që të jetë e sinqertë e të ketë dashamirësi brenda nga të dyja palët…”,- tha ndër të tjera Kejdi për “Ftesë në 5”, në Top Chennel.

Rreth albania news

Shiko gjithashtu

Mësuesja nga Lushnja puthet në buzë me muzikantin, krijohet çifti i parë i “Përputhen 40”

Ditën e djeshme, Gilberta Simoni dhe Ilir Lara vendosën që të deklarohen vetëm për njëri-tjetrin …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *