E mërkurë , Dhjetor 11 2019
Kryefaqa / Show Biz / Anila Mimani këndon live: Ja pse nuk marr më pjesë në festivale

Anila Mimani këndon live: Ja pse nuk marr më pjesë në festivale

Emisioni “Soirée” sonte në Top Channel i dedikohej muzikës së viteve 2000. Disa nga emrat më të njohur që ishin ndër më të preferuarit e këtyre viteve performuan disa nga këngët e tyre, që dikur ishin hite. Ndër to Anila Mimani. Ajo ka thënë se është tërhequr tërësisht nga festivalet, që për të janë humbje kohe.

Ndër të tjera, Anila është pyetur nga Jonida Shehu nëse e ka menduar ndonjëherë që të marr pjesë në festival dhe ajo ka kthyer një ‘jo’ të prerë.

“Jo asnjëherë, sepse për mua është humbje kohe, sepse do shkosh të bësh prova njëherë, jo po është edhe ajo pjesa e look-ut, grimi, veshja. Të merr shumë kohë festivali dhe në fund nuk shpërblehesh. Nuk merr atë që ti mendon të marrësh.

Më vonë ka ndërhyrë edhe këngëtari i njohur Artan Kola, i cili e ka mbështetur Anila Mimanin.

“Nëse flasim për festivale, asnjë në festival nuk fiton ai që shkon për të. Asnjë nuk fiton ga këngëtarët, por vetëm humbasin dhe humbasin nga 3-5 mijë euro dhe fitojnë vetëm organizatorët”, është shprehur ai.

Rreth korcajone.al

Shiko gjithashtu

Stefi Prifti: Klevisin e kemi punësuar dikur në lokal…

Historia e kampionit të boksit Klevis Çelaj, ka ngjallur reagimin e opinionit publik ditët e …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *