Kryefaqa / Korcarët / Klajdi Haruni: Idhulli im është babai im, më vjen keq që nuk kam kohë për familjen…

Klajdi Haruni: Idhulli im është babai im, më vjen keq që nuk kam kohë për familjen…

Këngëtari korçar Klajdi Haruni ka dhënë një intervistë për Prive, ku ka folur si rrallëherë për jetën personale.

I pyetur nëse do të pranonte miliona në vend që të linte muzikën, ai u shpreh se nuk do ta braktisë kurrë këngën.

Klajdi është treguar gjithmonë shumë i rezervuar për jetën e tij private, por para pak ditësh la të kuptohej se zemra e tij ishte e zënë.

I ftuar bashkë me Brunon në “Klanifornia”, Klajdi pranoi publikisht se i rreh zemra për një vajzë dhe me sa duket, gjërat qenkan serioze.

Ndër të tjera, Klajdi tregoi gjithashtu se idhulli i tij më i madh është babai i tij dhe se i vjen keq që sa vjen e më shumë po zvogëlohet koha për të qëndruar me familjen e tij.

Për më tepër shikoni videon e mëposhtme:

Rreth korcajone.al

Shiko gjithashtu

Nga oshmari tek ëmbëlsira, tri recetat e shkëlqyera nga kuzhina korçare

Gatimet e kuzhinës korçare janë padyshim më të spikaturat e kuzhinës shqiptare. Receta fantastike, me …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *