E shtunë , Dhjetor 14 2019
Kryefaqa / Korcarët / Korça i tërheq vizitorët që në vjeshtë, kolazh fotosh të mrekullueshme

Korça i tërheq vizitorët që në vjeshtë, kolazh fotosh të mrekullueshme

Korça është një nga shembujt më domethënës të qyteteve shqiptare që shfrytëzojnë turizmin vjetor, kryesisht atë malor dhe kulturor.

Me kapacitete të shtuara akomoduese dhe rritje të investimeve të brendshme, ky qytet po tenton që të tërheqë edhe më shumë vëmendjen e vizitorëve të huaj.

Dihet që për festat e fundvitit të gjithë mblidhen në Korçë, por edhe në sezonin që jemi aktualisht nuk mungojnë turistët.

Pemët e mëdha nëpër rrugët e qytetit, atmosfera e këndshme e parkut, tërheq njerëz nga të gjitha rrethet çdo fundjavë.

Turistët vijnë jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga jashtë vendit, dhe qyteti i Korçës nuk zhgënjen askënd.

Tradita e mikpritjes, e gatimit dhe vendet e bukura për t’u vizituar bëjnë që vizitorëve t’u ofrohet diçka për të bërë në çdo kohë.

 

Rreth korcajone.al

Shiko gjithashtu

Dëshpërimi dhe lotët e korrespondentit të gazetës Koha, për çupat e Korçës

Nga Vepror Hasani Gjithnjë e kam parë duke qarë… Tani ai nuk jeton më, duhet …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *