Kryefaqa / Lajme / Meko: Kam refuzuar vende pune…

Meko: Kam refuzuar vende pune…

Drejtori i TVSH-së për Korçën Muharrem Meko rrëfen përvojën e tij me një mikun e tij disa ditë më parë.

Nëpërmjet një statusi në profilin e tij në ‘’Facebook’’, Meko tregon se si ndihmoi një mikun e tij, por i cili donte ta shpërblente me një shumë të konsiderueshme parash për favorin e kryer. I pamësuar me këtë mënyri të sjelluri, Meko shprehet se ‘’u neverit nga kjo lloj sjelljeje, aq më tepër nga miku tij’’. Më pas, Meko zbulon se si ky person kishte përfituar një tender disa kohë më parë.

Ai mori shtysë për t’u shprehur nisur nga fushata e egër e qeverisë kundër lidhjes së korrupsionit.

Mesazhi i Muharrem Mekos:

Para disa ditësh, një miku im i hershem, m’u lut per t’i mbaruar një punë, pune që s’kishte nevojë per “mik”, punë që unë ia mbarova aty për aty , me një telefonatë !

‘’Ja që u bë’’, i thashë. ‘’Shko tani e kryej veprimet e duhura!’’

Miku im, tejet i entusiazmuar për fundin e kalvarit të mundimeve e sorollatjeve, s’po gjente fjalë për të më falenderuar. Instiktivisht futi dorën në xhepin e xhaketës dhe nxori që aty një zarf, disi të fryrë. Ishte “haraçi ” i taksur për cilindo që do t’ia kryente atë nder !

Ndjeva sikur nëpër trup po më hidhte dikush ujë të valuar. ‘’Ik’’, i thashë, ‘’se jo vetëm që do t’i telefonoj ‘të ta prish’, por do t’ju lutem që mos të ta bëjnë më, kurrë!’’

‘’Të lutem’’, më tha si i zënë në faj, ‘’mos ma merr për keq, por për mua mjafton që mbarova punë. Në fund të fundit, sot punët kështu zgjidhen’’. E si për të më bindur që unë të mos ia refuzoja zarfin, aty për aty nisi të më rrëfejë një histori ,mëse të shëmtuar.

Pak vite të shkuara, kishte marrë një tender mirëmbajtjeje, por që dikush andej lart, që në fillim të garës, e kishte njohur, me kushtin bazë, gjysma e shumës së gjithë fondit të parashikuar, duhej t’i dorëzohej atij !

‘’Ia shpura thesin në zyrë’’, më tregonte miku im, por e di se si më tha, pa pikë turpi.

‘’Po ç’e ke gjithë këtë thes, mo. Shko e bëji 50 mijëshe dhe ashtu bëra’’, përfundoi ai duke më parë drejt e në sy !

Thashë me vete ‘’të tillë monstra s’meritojnë të jenë nënshtetas të këtij vendi e jo më zyrtarë të tij!

Jam gati në përfundim të karrierës sime, si punonjës shteti, por s’mbaj mend qq t’i kem mbaruar një pune dikujt ,në kembim ryshfetesh.

Kam refuzuar vende pune, ku paraja derdhej lumë.

Kam ndihmuar me sa kam mundur, hallexhinj e të kamur, por s’ ia kam dhënë shansin askujt të më tregojë me gisht si njeri që t’i kem kërkuar ryshfet, qoftë edhe një qindarkë!

Dhe ndihem mirë, edhe pse e di se modeli im i përket një kohe, që sot qeshet!

P.S: M’u kujtua kot, teksa lexoj e dëgjoj se i është shpallur luftë për jetë a vdekje koreupsionit dhe krimit të organizuar!

Rreth korcajone.al

Shiko gjithashtu

Soreca: Korça, një nga qytetet më miqësore ndaj fëmijëve

Ambasadori i Delegacionit të BE-së Luigi Soreca, përgëzoi dhe vlerësoi modelin e ndjekur në Korçë …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *