Kryefaqa / Lajme / Ja sa dobët renditen shqiptarët me anglishten

Ja sa dobët renditen shqiptarët me anglishten

Ndonëse anglishtja është gjuha e dytë kryesore që mësohet në shkollat shqiptare, vendi ynë renditet ndër ato vende që e dinë më pak gjuhën angleze në Evropë.

Raporti më i ri i mësimit të gjuhës angleze, kryer nga “EF Education First”, thekson se cilat shtete e kanë mësuar anglishten si gjuhë e dytë, më mirë se të tjerat. Për të tretin vit radhazi, Holanda kryeson listën, ndërsa Shqipëria renditet në vendin e 50.

Maqedonia renditet në grupin e Shqipërisë, ndërsa Kosova nuk figuron në listë.

Vendet nordike dominojnë në renditjen e gjuhës angleze: Holanda u rendit e para, pasuar nga Suedia, Norvegjia dhe Danimarka. Zvicra mbetet në grupin e vendeve me aftësi “të larta” në gjuhën angleze, por EF vërejti një rënie të vogël në të gjitha rajonet e gjuhës gjermane.

Ndërkohë, vendet e mëdha, si Spanja dhe Italia, janë renditur edhe më poshtë, 35, përkatësisht 36. Arabia Saudite, Kirgistani dhe Libia zunë pjesën e poshtme të renditjes.

Source: Monitor

Rreth korcajone.al

Shiko gjithashtu

Soreca: Korça, një nga qytetet më miqësore ndaj fëmijëve

Ambasadori i Delegacionit të BE-së Luigi Soreca, përgëzoi dhe vlerësoi modelin e ndjekur në Korçë …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *