Kryefaqa / Lajme / Rritet çmimi i ujit në këto qytete të vendit

Rritet çmimi i ujit në këto qytete të vendit

Për ditë e më shumë çmimet janë duke u rritur për qytetarët shqiptarë.

Së fundmi, Enti Rregullator i Ujit ka marrë vendimin se  çmimi i ujit do të rritet edhe më shumë në katër qytete të vendit.

Mësohet se qytetarët në Vlorë dhe në Krujë do të paguajnë më shumë për ujin.

Kurse për qytetarët në Berat dhe Kuçovë rritja ka nisur të aplikohet që prej datës 1 nëntor.

Qytetarët e Vlorës janë ata që do të paguajnë më shumë.

Kjo duke qenë se tashmë konsumatorët do të paguajnë për ujin e pijshëm 45 lekë/m3 nga 30 lekë/m3, apo 50% më shtrenjtë se sa paguanin aktualisht.

Rreth korcajone.al

Shiko gjithashtu

Soreca: Korça, një nga qytetet më miqësore ndaj fëmijëve

Ambasadori i Delegacionit të BE-së Luigi Soreca, përgëzoi dhe vlerësoi modelin e ndjekur në Korçë …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *