Kryefaqa / Lajme / Reshjet e shiut nuk pushojnë, ja çfarë thonë meterologët për 10 ditët në vazhdim

Reshjet e shiut nuk pushojnë, ja çfarë thonë meterologët për 10 ditët në vazhdim

Nëntori është muaji më i lagësht i vitit dhe sjell sasinë më të madhe të reshjeve.

“Do të vazhdojmë me reshje shiu mesatare dhe intensive në zonat qendrore dhe jugore”, u shpreh Adiola Bani, meteorologe.

Kjo situatë e paqëndrueshme do të vazhdojë deri në orët e vona të mbrëmjes. Ditën e premte, shirat do të jenë më pak prezente në territor. Ne jug do të ketë herë pas here, shira mesatare.

“Fundjava do të ketë reshje dhe kushte atmosferike të paqëndrueshme, por më pak shira. Fundjava do të sjellë një rënie të ndjeshme të temperaturës duke bërë që në vlera maksimale të shënojë 18-19 gradë Celsius në fundjavë”, shtoi Bani.

Meteorologia thotë se vetëm gjatë dy ditëve me reshje është marrë sasi e konsiderueshme e shiut, duke nisur kështu kompensimi i thatësirës së tejzgjatur.

“15 ditëshi i parë i nëntorit do të jetë me reshje shiu dhe mot të paqëndrueshëm”, përfundon meteorologia.

Rreth korcajone.al

Shiko gjithashtu

Soreca: Korça, një nga qytetet më miqësore ndaj fëmijëve

Ambasadori i Delegacionit të BE-së Luigi Soreca, përgëzoi dhe vlerësoi modelin e ndjekur në Korçë …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *