Kryefaqa / Lajme / “Punonte për 300 mijë lekë të vjetra”, ndërron jetë shoferi i prokurorit Ndoj

“Punonte për 300 mijë lekë të vjetra”, ndërron jetë shoferi i prokurorit Ndoj

Andi Maloku, ish-punonjës i policisë në Krujë, shoferi i prokruorit Arjan Ndoj ndërroi jetë 6 ditë pas atentatit në dalje të Durrësit.

24-vjeçari është nga Fushë-Kruja, dhe manovra e tij në timonin e makinës gjatë atentatit bëri Ndoj dhe Landi Muharremi të shpëtonin gjallë.

Por për Andi Malokun plumbat kanë rezultuar fatale.

Mbrëmjen e atentatit, nëna e 24 vjeçarit mes britmave në spital tha se i biri po jepte jetën për 300 mijë lekë të vjetra dhe fatkeqësisht ashtu ndodhi 6 ditë pas atentatit të rëndë që la të plagosur prokurorin Ndoja dhe të ashtuquajturin “Rrumi”, ose Aleksandër Laho, i konsideruar si i “Forti i Sukthit”.

24 vjeçari nga Tirana kishte punuar më parë si punonjës policie në Krujë dhe prej pak kohësh punonte si shofer i Prokurorit Ndoja.

I riu mori një plumb në shtyllën kurrizore, çka rrezikonte ta linte të paralizuar si dhe një plumb në pjesën e mushkërive.

Rreth korcajone.al

Shiko gjithashtu

Soreca: Korça, një nga qytetet më miqësore ndaj fëmijëve

Ambasadori i Delegacionit të BE-së Luigi Soreca, përgëzoi dhe vlerësoi modelin e ndjekur në Korçë …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *