Kryefaqa / Uncategorized / Andi Lila rrëfen për gruan, fëmijët dhe karrierën si futbollist

Andi Lila rrëfen për gruan, fëmijët dhe karrierën si futbollist

Futbollisti i Tiranës, Andi Lila, është rrëfyer duke zbuluar edhe pjesë nga jeta private.

Në emisionin “Glamour Zone”, Lila flet për pjesën e të ardhurave si futbollist, disa momente të veçanta me fëmijët, por edhe për lidhjen për më shumë se 15 vite me bashkëshorten e tij
“Karriera si futbollist na detyron të shëtisim nëpër shumë vende. Unë jam lindur e rritur në Shqipëri, dhe karriera ka një limit, normale që do kthehesha. Ka edhe të mira edhe të këqija të lëvizësh, por unë mendoj që të sjell një eksperiencë timen, për këto vite që kam qenë jashtë. Të ecim më përpara në futboll”, ka treguar ai.

I pyetur nëse fiton mjaftueshëm me futbollin, Lila u përgjigj: Nuk krahasohemi me Mesin apo Ronaldon, por me punën që dashuroj, mbaj edhe familjen. Futbolli të jep benefite, të ndihmon edhe nga ana ekonomike e sociale. Por, ndonjëherë nuk është vetëm ana ekonomike. Unë e mendoj veten të pasur, sepse kam familjen, dy fëmijët, prindërit. Ata janë pasuria ime më e madhe. Jam i kënaqur. Kjo është ideja. Një futbollist shqiptar që ka luajtur jashtë, kanë të ardhura të mira. Në Shqipëri, ka që janë mirë, por ka edhe me probleme. Kudo që të jesh, ti do e bësh jetën siç e mendon. Edhe Ronaldo apo Mesi, nuk bëjnë çdo ditë jetë luksi. Futbollistët nuk kanë shumë pushime. Kanë ndeshje, udhëtime. Ka vetëm punë. Vetëm qershorin kanë pushim. Tani që jam rikthyer në Shqipëri, kam një dëmtim, dhe kam më shumë kohë të lirë. Por, kur kam qenë në Greqi, ka qenë më e kontrolluar jeta. Vetëm shtëpi, ndeshje. Këtë periudhë jam marrë me Sindikatën, kam takuar shumë lojtarë. Shumë zgjidhje do japim. Unë jam nga ai tipi që i hap punë edhe vetes. Normalisht, të merr malli kur ke grumbullime. Ndonjëherë mendoja që ta lija fare futbollin, por tani, një nga motivet për të luajtur, është djali. Ndonjëherë më pyet “Pse nuk po luan?”. Një ditë e mora në stërvitje te Tirana, dhe më tha: “Po ti pse nuk stërvitesh me shokët?”. Më jep forcë të rikuperohem dhe të rikthehem në fushë. Një mendje më thoshte ta lija fare futbollin. Është e vetmja gjë që di ta bëj më mirë. Është jeta ime. Që nga mosha 10-vjeçare, 24 orë mendoj për të.

Ndërsa sa i përket lidhjes me bashkëshorten me të cilën ka që 17 vjeç, Lila tha:

Unë nuk e mbaj mend veten vetëm. Kemi mbi 15 vite bashkë, që në gjimnaz në Kavajë. Në atë kohë u përjashtova nga shkolla prej mungesave, sepse kisha edhe grumbullime me Kombëtaret, por më mirë, sepse u riktheva një vit më pas dhe u njoha me bashkëshorten. Jemi të lumtur dhe duhemi shumë. Kemi dy fëmijë, mirëkuptim, edhe debate disa herë. Debatojmë për mungesën time në shtëpi. Xhelozi? Normale, ka edhe xhelozi, sepse pa të nuk ka as dashuri. Por, jo në përmasa të mëdha. Madje, pas ndeshjes në Beograd me Serbinë, me zor dilja në rrugë. Ishte historike, dhe ishte problem për të, pasi më kërkonin fotografi apo autografe. Sekreti i martesës është mirëkuptimi. Tolerancë mes nesh. Edhe dashuria që kemi pasur për njëri-tjetrin. Nuk e mendoj dot veten pa Ornelën.

Rreth korcajone.al

Shiko gjithashtu

Tregim-Gruaja që nuk kishte hipur kurrë në tren…

Një grua e moshuar i tha një ditë nipërve të saj se ajo kurrë nuk …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *