Kryefaqa / Korcarët / Korçë, 510 studentë aplikojnë për kartën e studentit

Korçë, 510 studentë aplikojnë për kartën e studentit

Më shumë se 510 studentë të universitetit Fan Noli të Korçës kanë aplikuar për të përfituar Kartën e Studentit. Procesi ka nisur prej të hënës por ende për studentët është e paqartë se cilat janë shërbimet që do të përfitojnë prej kësaj karte.

Kryetarja e Këshillit Studentor pranë këtij universiteti Ismeralda Sejdolli thotë se është e nevojshme që të gjithë studentët të informohen për të gjitha shërbimet që do të mund të përfitojnë nga kjo kartë. Sipas saj mjaft i rëndësishëm është edhe mbulimi me shërbimin e transportit për studentët të cilët vijnë nga zonat rurale, por ende nuk dihet nëse një gjë e tillë është përfshirë apo jo në Kartën e Studentit:

Informacioni mbi shërbimet që do të ofrohen përmes Kartës së Studentit ka qenë edhe një prej kërkesave drejtuar ministres së arsimit në një takim të pak ditëve më parë të zhvilluar në universitetin Fan Noli:

Për të lehtësuar aplikimin për Kartën e Studentit një sportel i Postës Shqiptare është zhvendosur pranë ambjenteve të universitëtit Fan Noli, aty ku do të qendrojë deri në fund të javës. Për të kryer aplikimin studentët duhet të kenë me vete kartën e identitetit. Të gjithë studentët që nuk do të kenë mundësi të aplikojnë brenda kësaj jave, javën e ardhshme dhe në vazhdim mund ti drejtohen sporteleve të postës.

Rreth korcajone.al

Shiko gjithashtu

Teodor Vaso në intervistën e fundit: Qyteti im i zemrës më shpalli futbollistin më të mirë të shekullit

Nga DHIMITRAQ SHONI (Shkrim i 2014) Dihet nga të gjithë që Korça ka qenë dhe …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *