Kryefaqa / Uncategorized / Tregim-Gruaja që nuk kishte hipur kurrë në tren…

Tregim-Gruaja që nuk kishte hipur kurrë në tren…

Një grua e moshuar i tha një ditë nipërve të saj se ajo kurrë nuk kishte hipur në një tren dhe kishte dëshirë ta realizonte.
Nipërit menjëherë ia prenotuan dhe blenë një biletë drejt një qyteti të afërt, ku ajo të vizitonte shoqen e saj.

Gruaja e moshuar hipi në tren dhe u ul në një prej sediljeve të tij, por shpejt pa që mbulesa e sediljes ishte e grisur. Mblodhi plaçkat e saj dhe shkoi e u ul në një sedilje tjetër, por dhe atje u shqetësua nga një fëmijë i vogël që qante.

Gruaja e moshuar u shpërngul në fund të vagonit, por dhe këtu i binte dielli i nxehtë, çka e detyroi që të mblidhte plaçkat e saj përsëri e u shpërngul në anën tjetër e rraskapitur.

Së fundmi filloi të shijonte peisazhin e bukur të fshatit, por në këtë moment fatorinoja i trenit thirri emrin e qytetit ku ajo do të duhej të zbriste.

Gruaja e moshuar u zhyt për një moment të shkurtër në konfuzion të thellë, duke thënë: “Nëse do ta dija që udhëtimi do të ishte kaq i shkurtër, do ta kisha shijuar peizazhin që në sediljen e parë që u ula.”

Rreth korcajone.al

Shiko gjithashtu

Skuadra italiane harron qenin e kualifikuar, banori i Durrësit: Ja çfarë i ndodhi gruas

Qytetari nga Durrësi, Ilir Ibrahimi, po mban qenin e trajnuar të skuadrës italiane, të cilët …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *