Kryefaqa / Korcarët / Gjimnazi Themistokli Gërmenji zhvillon aktivitet për vështirësitë e emigrantëve

Gjimnazi Themistokli Gërmenji zhvillon aktivitet për vështirësitë e emigrantëve

Nxënësit e gjimnazit Themistokli Gërmenji kanë organizuar një aktivitet artistik në kuadër të javës italiane, duke u fokusuar tek emigrantët dhe vështirësitë që ata hasin në vendet e huaja ku kanë shkuar për të jetuar dhe për të punuar.

Ka qenë idea e nxënësve dhe mësuesve të seksionit dy gjuhësh italisht-shqip, e cila është mbështetur edhe nga nxënësit e tjerë të shkollës, që kanë arritur të organizojnë këtë aktivitet pas orarit të mësimit.

“Me rastin e javës së 29 italiane në botë,gjimnazi Themistokli Gërmenji ka përkujtuar emigrantët shqiptarë dhe italianë por edhe emigrantët e të gjithë botës,të cilët kanë lënë atdheun e tyre për të jetuar dhe punuar në një vend tjetër. Ky aktivitet po zhvillohet me një bashkëpunim  shumë të mirë mes seksionit tonë italo-shqiptar dhe nxënësve të tjerë që frekuentojnë këtë shkollë. Edhe ne në fund do të kryejmë një reflektim të vogël, pasi jemi ndër mësuesit italianë që punojmë për një farë kohe në Korçë, larg vendit tonë dhe duam t’ju tregojmë nxënësve ndjesitë tona”, është shprehur mësuesja italiane  Sara Kampanja.

Ky aktivitet ka përfshirë poezi të ndryshme për temën e emigrimit, si dhe këngë që ju referohen emigrantëve dhe vështirësive që ata hasin në vendet e huaja.

Pjesëmarrës në aktivitet kanë qenë vetë nxënësit dhe mësuesit e gjimnazit Themistokli Gërmeni./korcadherrugicat

Rreth korcajone.al

Shiko gjithashtu

Teodor Vaso në intervistën e fundit: Qyteti im i zemrës më shpalli futbollistin më të mirë të shekullit

Nga DHIMITRAQ SHONI (Shkrim i 2014) Dihet nga të gjithë që Korça ka qenë dhe …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *