E shtunë , Dhjetor 14 2019
Kryefaqa / Lajme / Gazetarja korçare bëhet nënë për herë të parë

Gazetarja korçare bëhet nënë për herë të parë

Një nga gazetaret më të mira që ka nxjerrë Korça vitet e fundit është bërë sot nënë për herë të parë.

Antoneta Muçaku, kryeredaktore e neësbomb.al ka sjellë në jetë djalin e saj, të pagëzuar me emrin Fllad.

Në një postim në rrjetet sociale, Anta tregon se këto muaj nuk kanë qenë aspak të lehtë për atë, ndërsa me humor i thotë të birit se  i kishte premtuar “një dru të mirë” kur të lindte, mirëpo tani nuk ngopet dot duke e puthur e duke  e parë.

Mesazhi i plotë:

Ditën që zbulova se ti ishe ngjizur brenda meje u ndjeva çuditshëm. Edhe pse të kisha dëshiruar aq shumë, emocioni, ankthi, pasiguria e frika më kapluan të gjithën.

Pastaj, kur të dëgjova rrahjet e zemrës, m’u zhduk çdo hije dyshimi dhe thjesht falenderova të madhin Zot që ishe aty.

Fllad, ti ma zbute krejtësisht qenien e njëherazi më bëre të zbuloj një forcë të jashtëzakonshme, një forcë që kurrë s’e mendoja se e kisha.

Këto kanë qenë muaj të bukur por edhe tejet të vështirë, i shtrenjti im. Padyshim sfida më e madhe e jetës sime…

Kam numëruar çdo ditë tënden brenda meje dhe kur vinte dita tjetër më dukej sikur kisha korrur ndonjë fitore të madhe.

Por ashtu ishte vërtet sepse ne ia dolëm Fllad, ia dolëm që pavarësisht gjithçkaje, të lindnim në kohë!

Sigurisht asgjë s’do kishim bërë pa përkujdesjen e sakrificat e jashtëzakonshme të babit tënd të mrekullueshëm, apo pa mbështetjen e shumë të afërmve e miqve që lanë pushimet e hallet e tyre dhe na ndenjën pranë.

Por përjetë mirënjohës, Flladi im, duhet t’i jemi stafit të “Mbretëreshës Geraldinë” me në krye Eliona Demaliajn që u kujdes jo vetëm për ne por për të gjitha mamat që jetonin mes frikës e shpresës për bebat e tyre.

Mirënjohje edhe për infermieret e mamitë e Geraldinës; për Jetën gojëëmbël, Dianën e palodhur pogradecare me 25 vite përvojë mbi shpinë, Gretën kuqalashe aq shumë të përkujdesur, Malvinën me dorën pupël e Mirën që e kërkonte i gjithë spitali.

Mirënjohje pafund edhe për zonjat e pastrimit, zonjat e kuzhinës, lavanderisë… këdo, absolutisht këdo që punon në këtë spital ku pavarësisht të gjithave, jepet shumë dashuri e përkujdes.

Shumë falenderime edhe për stafin e neësbomb dhe drejtoren Anila Basha për mbështetjen e vazhdueshme e të pakushtëzuar gjatë kësaj periudhe jo të lehtë.

Ps. Fllad, për gjithë ç’hoqa, kur të dilje, të kisha premtuar “një dru të mirë” por tani që të kam, thjesht nuk ngopem dot duke të puthur e parë.

Je ndjenja më e fortë, më e bukur dhe më e vërtetë që kam përjetuar ndonjëherë!

Qofsh i mbarë Fllad dhe kurrë mos harro sa njerëz u lodhën për ty e të deshën aq shumë, pa të njohur ende.

Një ditë do duhet t’ua kthesh…

Rreth korcajone.al

Shiko gjithashtu

Kryeplaku për çiftin nga Librazhdi: Kanë ngrënë darkë dhe kanë shkuar në dhomën e gjumit

Mbrëmjen e sotme në emisioni ‘Pa Gjurmë’ janë zbardhur detaje nga ngjarja e rëndë e …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *