Kryefaqa / Korca Turistike / Fshatrat e Korces / Çudia në këtë fshat të Devollit, banorët i bëjnë gjilpërat njëri-tjetrit

Çudia në këtë fshat të Devollit, banorët i bëjnë gjilpërat njëri-tjetrit

Mjekët dhe infermierët janë duke ikur çdo ditë e më shumë nga Shqipëria. Duket se është Gjermania vendi që po “thith” shqiptarët e kësaj fushe, ndërsa mungesa e tyre vihet re në zonat larg Tiranës.

Mungesa e doktorit, i ka detyruar disa banorë të fshatit Rakickë në Devoll të kthehen në mjekë për bashkëfshatarët. Ata thonë se injeksionet dhe trajtimet e tjera ia bëjnë njeri-tjetrit, duke rrezikuar kështu edhe më shumë shëndetin. Ndërsa për urgjenca u duhet të udhëtojnë rreth 30 km drejt Bilishtit.

Disa prej tyre, prej hallit siç thonë banorët, u bëjnë gjilpërat apo mjekimet të sëmurëve.

Teksa në raste urgjencash ata duhet të udhëtojnë drejt Bilishtit. Por derisa të mbërrijnë në qytet, thonë se janë në dorë të Zotit.

Kostot e udhëtimit janë shqetësim më vete, thonë banorët për “OraNews”. Të revoltuar dhe zemëruar ata bëjnë apel pasi zona ku ata jetojnë prej vitesh është lënë në harresë.

Qendra shëndetësore e fshatit, siç duket është në gjendje të mirë, por sipas banorëve mjek e infermier nuk ka prej gati tre vitesh.

Anëtarët e 50 familjeve thonë se kanë mbetur të harruar në zonën malore të Devollit.

Source: Ora News

Rreth korcajone.al

Shiko gjithashtu

Pamje fantastike/ Kamerat kurth fotografojnë kafshët e egra në Parkun e Prespës

Pamje fantastike, nga një realitet gati i paprekshëm për shumë kënd nga ne, na ka …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *