Kryefaqa / Korcarët / Kapen dy të rinjtë në Korçë

Kapen dy të rinjtë në Korçë

Televizora, soba, sende dhe orendi të ndryshme shtëpiake janë gra.bitur nga disa banesa gjatë vitit të fundit.

Ditën e djeshme blutë e qytetit të Korçës kanë vënë nën pranga 2 të rinj, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

Kështu u arrestuan K.I, 28 vjeç, (i dënuar me parë disa herë) dhe K.S, 26 vjeç.

Gjithashtu filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit A.K, 20 vjeç, si edhe u shpall në kërkim shtetasi T.L, 34 vjeç, banues në Korçë (i dënuar me parë disa herë).

Këta të rinj në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se jane autore të ngjarjeve të mëposhtme:

Në datë 04.08.2018, është vjedhur banesa e shtetases M.K, në lagjen nr.12, ku është marrë një televizor.

Në datën 16.10.2019, janë vjedhur banesat e shtetasit Th.Ç, dhe shtetases P.G, në lagjen nr.4, ku janë vjedhur tre televizorë dhe tre soba.

Në datën 18.10.2019, është vjedhur banesa e shtetasit I.K, në lagjen nr.1, ku kanë marrë sende dhe orendi të ndryshme shtëpiake.

Shtetasit K.I; A.K dhe T.L, sendet e vjedhura në banesa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës, i shisnin më pas tek pika e tregtimit të shtetasit K.S, në lagjen nr.8 të qytetit, ndaj së cilës u vendos masa e sekuestros preventive.

Vijon puna për kapjen e shtetasit T.L, si dhe dokumentimin me prova ligjore edhe të disa vjedhjeve të tjera, ku autorë të tyre dyshohet të jenë shtetasit e lartpërmendur.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gykatës të Shkallës së Parë Korçë.

Rreth korcajone.al

Shiko gjithashtu

Teodor Vaso në intervistën e fundit: Qyteti im i zemrës më shpalli futbollistin më të mirë të shekullit

Nga DHIMITRAQ SHONI (Shkrim i 2014) Dihet nga të gjithë që Korça ka qenë dhe …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *