E mërkurë , Dhjetor 11 2019
Kryefaqa / Uncategorized / Humbi vëllanë në aksident, deputetja e PS u përgjigjet atyre që e përdorin politikisht: Mos e kalofshi…

Humbi vëllanë në aksident, deputetja e PS u përgjigjet atyre që e përdorin politikisht: Mos e kalofshi…

Deputetja e PS, Blerina Gjylameti ka reaguar sërish pas ndarjes nga jeta të vëllait të saj dy ditë më parë në tunelin Tiranë-Elbasn.

Përmes një statusi në ‘Facebook’, Gjylameti falenderon të gjithë ata që e kanë mbështetur në këto orë të vështira ndërsa u përgjigjet edhe atyre që kanë thënë se po ushtron presion mbi shoferin e kamionit.

Ndër të tjera deputetja, i drejtohet gazetarëve që mos të përfitojnë nga kjo fatkeqësi për lajme e klikime.

Statusi i plotë:

Te dashur miq!

Ju falenderoj pa masë të gjithëve për mbështetjen që më keni dhënë mua dhe familjes time në këto orë dhe ditë të vështira.

Ndjej obligimin moral dhe qytetar tju informoj se në asnjë moment as nga unë as nga familjarët e mi nuk është bërë asnjë presion ndaj organeve ligjzbatuese as për shoferin e kamionit dhe për asnjë person tjetër. E vetmja gjë që na ka lehtësuar është që në aksident nuk është përfshirë asnjë jetë tjetër.

Për ata që duan të përfitojnë për lajme e klikime nga fatkeqësi të kësaj natyre nuk kam asnjë koment tju bëj veçse tju kujtoj se po bëjnë një gjë të kundraligjshme.

Për të gjithë ata që kanë gjetur moment për të shprehur publikisht mllefet dhe pakënaqësitë e tyre ndaj çdo lloj gjëje që ska të bëjë me jetën e vëllait tim i them bëhuni njerëz dhe mos e kalofshi kurrë një gjë të tillë.

Do t’ju lutesha për hir të fëmijëve dhe familjarëve të mi mos të vazhdoni më me aludime se cila ishte arsyeja e atij aksidenti të tmerrshëm.

Kjo është një barrë e jona mos e lodhni më veten.

Zoti qoftë me ju dhe familjet tuaja!

Rreth korcajone.al

Shiko gjithashtu

Motra vjen nga Greqia dhe falenderon publikisht vëllanë: Bukën e fëmijëve të tij e ndan me fëmijët e mi

Historia e sotme në rubrikën “ Ka një mesazh për ty” në “E Diela Shqiptare” …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *