Kryefaqa / Korca Turistike / Kuzhina Korcare / Receta tradicionale/ Si të bëni petanik me fasule

Receta tradicionale/ Si të bëni petanik me fasule

Përbërësit për 5 persona:

0.5 kg miell
3 lugë vaj
pak kripë
400 gr fasule

Përgatitja:

Zihet brumi jo shumë i fortë dhe lihet për një orë, që të hapet sa më mirë. Zjehen fasulet për një kohë të caktuar dhe hiqen nga zjarri me pak lëng, pa filluar t’u çahet kokrra. U hidhet kripë.

Për të spërkatur petët, nevojitet 2/3 e gotës së ujit me vaj. Ndahet brumi në 12-14 pjesë dhe fillon hapja e petëve një nga një. Pasi hapet peta e parë, vendoset mbi sobë për t’u tharë dhe më pas vendoset në tepsinë e lyer me vaj.

Spërkatet me vaj dhe pak lëng nga fasulet dhe hidhet një shtresë fasule. Më pas hapet peta e dytë, thahet dhe vendoset mbi të parën dhe kryhet i njëjti proçes me të gjitha petët. Futet të piqet për 30’ në furrë të nxehtë. Pas pjekjes pritet në porcione dhe serviret.
Ju bëftë mirë!😋

Rreth korcajone.al

Shiko gjithashtu

Nga vezët tek mjalti , cilat janë mëngjeset që duhet të hani

Mirëqenia e organizmit gjatë ditës lidhet me mënyrën e të ushqyerit në mëngjes. Jo më …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *