Kryefaqa / Korca Turistike / Kuzhina Korcare / ​​Si të përgatisni një mëngjes anglez?

​​Si të përgatisni një mëngjes anglez?

Mëngjesi anglez është një racion tradicional anglez i cili përbëhet nga vezët, proshuta, salçiçet dhe fasulet e pjekura. Mëngjesi anglez është ushqim që ka thyer kufijtë dhe tashmë është një ushqim i kërkuar në shumë shtete tjera të botës.

Nëse jeni duke kërkuar zgjidhje të lehtë për organizmin tuaj apo dëshironi ti bëni përshtypje ndonjë personi me zgjedhjen tuaj për mëngjes atëherë mëngjesi anglez është një mënyrë e mirë për ta arritur këtë.

1.Përgatitja e salçiçeve

Salçiçeve u duhet mjaft kohë për t’u skuqur prandaj ato duhet të bëhen me kujdes. Vendosni ato në tigan duke iu shtuar vaj per skuqje. Me rrotullimin e tyre disa herë ato do të jenë të gatshme për 5-6 minuta.

2.Përgatitja e proshutës

Proshuta përgatitet në të njëjtin enë ku i keni përgatitur edhe salçiçet. Pas vendosjes së tyre në tiganin e ceket i rrotulloni shpesh për disa minuta derisa të jenë të gatshme. Mundësisht I skuqni pak minuta në mënyrë që të mos ngurtësohen shumë.

3.Përgatitja e fasules

Fasulet e pjekura i vendosni në një enë të pastër dhe pastaj i fusni në furrë dhe i ngrohni disa minuta.

4.Përgatitja e vezëve

Ndersa ju jeni duke përgatitur salçiçet dhe proshutën vendosni në një tigan tjetër dy vezë dhe hidhni në të pak vaj. Kur të verdhat e vezëve janë skuqur paksa i hiqni ato duke pasur në mendje se të gjitha përbërësit tjerë kanë përfunduar së gatuari.

5.Vendosni të gjithë përbërësit e përgatitur paraprakisht në një pjatë të madhe dhe filloni ngrënien.

6.Mëngjesi anglez zakonisht shërbehet me domate të skuqura në anët e pjatës kurse si pije preferohet çaji anglez por se nuk është i domosdoshëm sepse në vend të tij mund të përdoret edhe ndonjë lëng apo ndonjë përcaktim tjetër sipas dëshirës.

Rreth korcajone.al

Shiko gjithashtu

Nga vezët tek mjalti , cilat janë mëngjeset që duhet të hani

Mirëqenia e organizmit gjatë ditës lidhet me mënyrën e të ushqyerit në mëngjes. Jo më …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *