Kryefaqa / Lajme / Kontroll makinave në Korçë

Kontroll makinave në Korçë

Një grup task force i ngritur për kontrollin e kolaudimit të mjeteve është vendosur këtë javë në aksin nacional Korçë-Pogradec duke kontrolluar të gjitha llojet e mjeteve që nga autoveturat e deri në ato me peshë 12 ton.

Vetëm në tre ditët e para të aksionit sipas specialistit të Drejtorisë së kontrollit në Terren, Julian Sejko kanë kaluar në kontroll rreth 60 mjete nga të cilat 12 kanë rezultuar me probleme në sistemin e frenimit dhe 8 mjete me mbingarkesë tej normave të lejuara.

Kjo task forcë së bashku me aparaturën për kontrollin teknik të mjeteve do të qëndrojë deri të premten në qarkun e Korçës dhe më pas do të vendoset në të tjera akse nacionale të vendit ku edhe lëvizja e mjeteve është më e madhe.

Rreth korcajone.al

Shiko gjithashtu

Rama: Kemi një plan si ta largojmë Alvin që nga kampi i ISIS

Kryeministri Edi Rama në nisje të konferencës për të folur mbi negociatat, është ndalur te …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *