Kryefaqa / Lajme / Pastrohen përrenjtë në Devoll

Pastrohen përrenjtë në Devoll

Të gjithë përrenjtë malorë që ndodhen në bashkinë e Korçës janë të pastruar duke mos përbërë rre.zik për përmbytje tashmë që sezoni i rreshjeve është në prag.

Kjo konfirmohet nga Drejtori i Njësive Administrative pranë Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike në bashkinë e Korçës, Marenglen Hoxhalli, i cili garanton se nuk do të ketë rrezik për përmbytje gjatë stinës së dimrit, si pasojë e daljes nga shtrati të përrenjve malorë.

Aktualisht është duke përfunduar pastrimi i përroit të Drenovës i cili kishte më shumë se 30 vite pa ndërhyrje, ndërkohë që Hoxhalli thotë se do të vijohet edhe me përroin e Drenicës pas pak ditësh, për të përmbyllur kështu ndërhyrjen në të gjithë përrenjtë malorë.

Dalja nga shtrati e përrenjve malorë si pasojë e rreshjeve të dendura, vitet e kaluara ka shkaktuar mjaft probleme në zona të ndryshme duke përmbytur jo vetëm tokat bujqësore por edhe zona të banuara.

Rreth korcajone.al

Shiko gjithashtu

Rama: Kemi një plan si ta largojmë Alvin që nga kampi i ISIS

Kryeministri Edi Rama në nisje të konferencës për të folur mbi negociatat, është ndalur te …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *