Kryefaqa / Korca Turistike / Fshatrat e Korces / Kabulli i tensionit të lartë bie mbi makinë në Korçë

Kabulli i tensionit të lartë bie mbi makinë në Korçë

Si pasojë e motit të keq me reshje shiu e shtrëngata që ka përfshirë rajonin e Korçës janë rrëzuar dy shtylla të tensionit të lartë që transmetojnë energji nga zona e Lekasit si dhe disa shtylla të tensionit të mesëm.

Shtyllat kanë rënë në afërsi të qytetit të Korçës, në fillim të aksit Korçë Voskopojë ku një i moshuar ka rrezikuar edhe jetën teksa kablli i tensionit të lartë ra mbi mjetin që ai ishte duke drejtuar.

Fatmirësisht ai ka mundur të shpëtojë pa dëmtime nderkohe qe mjeti ka mbetur i bllokuar nga telat e tensionit te larte. Si pasojë e rrëzimit të shtyllave ka mbetur pa energji elektrike e gjithë fusha e Korçës, si dhe zona e Voskopojës e Lekasit.

Forcat e policisë por edhe grupe të OSHEE janë në vendngjarje duke u përpjekur të normalizojne trafikun e krijuar por edhe të gjejnë mundësinë për largimin e telave të tensionit të lartë nga rruga të cilat mund të përbëjnë rrezik për qytetaret.

Kjo vështirësohet edhe me tepër nga rreshjet e shiut që nuk kanë pushuar si dhe nga moti i keq.

Rreth korcajone.al

Shiko gjithashtu

Tre muaj pas tërmetit në Floq, banorët akoma në shkollë

Edhe pse morën premtime që brenda një kohe shumë të shkurtër do të kishin shtëpitë …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *